Futboll

Champions League, luhen ndeshjet e fundit të fazës së grupeve

Do të luhen ditën e sotme ndeshjet e fundit të Champions League, ku do të përcaktohen skuadrat e fundit që kalojnë fazën e grupeve. Real Madrid, Inter e Gladbach, por edhe Salzburg, Atletico, Ajax e Atalanta janë ende në ethet nëse do të arrijnë objektivin 1/8. Gjithashtu sot do të luhet edhe PSG-Basaksehir, e pezulluar ditën e djeshme nga minuta e 22-të. Një ditë më parë turqit braktisën fushën për shkak se arbitri i katërt ofendoi një pjesëtar të stafit të tyre dhe racizmi nuk u tolerua prej tyre. Kjo ndeshje do të luhet me arbitra të tjerë.

GRUPI A

Kampionët në fuqi të Bayern Munich kanë siguruar kualifikimin dhe në ndeshjen e fundit do të përballen me Lokomotivën e Moskës. Atletico Madrid është një nga skuadrat që nuk e ka siguruar kualifikimin dhe i duhet të mos humbë në transfertë kundër RB Salzburg.

GRUPI B

Nga e para në të fundit skuadër të renditur shpresojnë të sigurojnë kalimin e raundit në këtë grup. Inter duhet të fitojë me çdo kusht kundër Shakhtar Donetsk në shtëpi, por as kjo nuk ua jep kualifikimin. Një barazim në Spanjë i Realit me Borussia M’Gladbah i kualifikon të dyja skuadrat. Interit i intereson të fitojë një prej të dyja skuadrave, pasi me çdo rezultat tjetër do ishin jashtë.

GRUPI C

Një grup pa shumë ekuacione. Manchester City dhe Porto janë kualifikuar, mbetet për tu vendosur vetëm ekipi që shkon në Europa League. Anglezët presin në shtëpi Marseille të vendit të fundit me 3 pikë, ndërsa Porto viziton Pierun për tu ndeshur me Olympiacos, gjithashtu me tre pikë.

GRUPI D

Liverpool e siguroi kalimin në 1/8 dhe luan sa për të kaluar radhën kundër Midtjylland në Danimarkë. Atalanta e Gjimshitit luan në Holandë ndaj Ajaksit, në një ndeshje ku italianëve i duhet vetëm një barazim për të kaluar grupin D.

Ndeshjet:

18:55– Ajax-Atalanta
18:55– Midtjylland-Liverpool
18:55– Paris SG-Basaksehir (nga minuta e 22-të)
21:00– Bayern Munich-Lokomotiv Moscow
21:00– Salzburg-Atl. Madrid
21:00– Manchester City-Marseille
21:00– Olympiacos Piraeus-Porto
21:00– Inter-Shakhtar Donetsk
21:00– Real Madrid-B. Monchengladbach


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë