Champions League vazhdon rrugëtimin. Mbrëmjen e djeshme zyrtarizuan kalimin në çerekfinale Real Madrid dhe Manchester City dhe sonte është radha e kampionëve në fuqi për ta bërë diçka të tillë. Bayern Munich do të luajë në shtëpi kundër Lazios dhe thuajse gjithçka është vendosur në ndeshjen e parë. Bavarezët triumfuan në Itali me rezultatin 1-4 dhe kualifikimi tashmë duket si një detyrë e lehtë dhe pa probleme.
“Duam ta fitojmë edhe këtë’’, Hans-Dieter Flick e ka prezantuar kështu ndeshjen e kthimit të 1/8 të Ligës së Kampionëve kundër Lazios: “Duam ta fitojmë edhe këtë ndeshje – shpjegoi trajneri bavarez, që do të zbresë në fushë me rezultatin e fortë 4-1 në ndeshjen e parë -. Kemi kryer një seri të mirë fitoresh dhe ne duam të vazhdojmë kështu. Mungesa? Coman dhe Neuer nuk janë stërvitur, për ta do të vendosim nesër. Lazio është një ekip që di të luajë futboll shumë mirë. Ne duhet të jemi të gatshëm”.
Just 2 places remain 😬
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) March 17, 2021
Which player will grab the headlines?#UCLfixtures | @GazpromFootball | #UCL
Sfida që është më e hapur dhe pritet shumë e luftuar, është ajo mes Chelsea dhe Atletico Madrid. Londinezët kanë fituar të parën në Spanjë me rezultatin 1-0 dhe do të provojnë të mbajnë avantazhin për të vazhduar në çerekfinale. Ekipi i Thomas Tuchel është favorit, pasi i mjafton një barazim për të kaluar në çerekfinale të Champions League. Në këtë ndeshje Chelsea nuk është i plotë, pasi për shkak kartonësh të verdhë mungojnë lojtarë si Jorginho dhe Mason Mount, kurse me probleme dëmtimesh janë Thiago Silva dhe Tammy Abraham. Nga ana tjetër, skuadra e trajnerit Simeone nuk po kalon një periudhë të mirë, megjithatë do të japin maksimumin për të mos u eliminuar para kohe.
Ndeshjet:
21:00 Bayern Munich-Lazio
21:00 Chelsea -Atletico Madrid
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




