Kush mes Bayern Mynih e Lyon do të jetë kundërshtar i Psg në finalen e Champions League të dielën në mbrëmje në Da Luz të Lisbonës? Parashikimet janë të gjitha për gjermanët, që vijnë nga prova e forcës kundër Barcelonës, turpëruar e dërguar në shtëpi. Por francezët e ish-romanistit Rudi Garcia studiojnë një tjetër surprizë pas asaj që i bënë Juventusit dhe pretendetëve të Manchester City.

Do të jetë hera e nëntë që Bayern Mynih e Lyon do të sfidohen në këtë kompeticion europian: precedentët flasin për katër suksese të gjermanëve, dy fitore të francezëve e dy barazime. Herën e fundit që dy skuadrat janë përballuar i përket Champions League 2009/10, në të cilin Bayern fitoi me rezultatin e përgjithshëm 4-0. Bayern është skuadra e dytë në historinë e Champions League që fiton nëntë ndeshjet e para të kompeticionit (pas Barcelonës në 2002/03), ndërsa një fitore në këtë ndeshje do ta lejonte formacionin e Flick të barazonte serinë më të gjatë të sukseseve në historinë e turneut (10, të fiksuar nga po Bayern në nëntor 2013 e nga Real Madrid në shkurt 2015).

Numrat janë të gjithë në favor të bavarezëve, që mund të mbështeten edhe tek një super bomber si Lewandovski e një Muller, lider i rigjetur. Por, tekniku Hans Flick nuk i ka besën Lyon e i kërkon të tijve kujdes për të arritur finalen e të vazhdojnë të ndjekë ëndrrën Tripletë, duke shtuar në vitrinën e titujve Kupën që mungon nga 2013. Nga ana e tij, Garcia i beson dyshes së formuar nga Depay e Dembélé, që e bënë Pep Guardiolën të kalonte një mbrëmje të keqe. Ish-trajneri i Romës shpreson të bëhet tekniku i dytë francez që udhëheq një klub francez në finalen e Champions League pas Didier Deschamps me Monaco në 2003/04.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




