Futboll

Champions/ Interi për të përsëritur veten, fokusi sot te sfida Bajern-M.Junajtid

Gazeta Si – Liga e Kampionëve vazhdon sot me 8 ndeshjet e para të grupeve të tjera të saj. në fushë zbresin emra të mëdhenj të futbollit europian, si Real Madrid, Inter dhe Arsenal, por natyrisht vëmendja është te sfida mes Bajern Mynih dhe Mançester Junajtid.

Bavarezët presin një Mançester në krizë në kampionat, por në Champions muzika ndryshon. Këto dy ekipe të mëdha i kanë dhënë gjithmonë tonin kompeticionit më të rëndësishëm europian në rang klubesh dhe mbrëmjen e sotme pritet një ndeshje spektakolare. Bajerni është i favorizuar jo vetëm se luan në shtëpi, por edhe për faktin se anglezët vijnë me shumë mungesa, si Shou, Maunt, Sanço, Antoni, Malacia, Meguajër etj.

Inter, finalisti i edicionit të kaluar, luan sot në fushën e Real Sociedad. Një transfertë jo e lehtë, por skuadra e trajnerit Inzagi konsiderohet favorite në këtë 90-minutësh. Zikaltrit e kanë nisur në mënyrën më të mirë sezonin dhe kuotohen si një nga skuadrat që mund t’i shkojë deri në fund turneut.

Interi i ka të gjitha shanset të përsëritë veten këtë sezon në Champions. Kuadrado dhe Çalhanoglu janë mungesat e sotme për Inzagin ndaj baskëve të Sociedad.

Real Madrid ndeshet sot me gjermanët e Union Berlin, kurse Arsenali pret holandezët e PSV-së.

Champions, faza e grupeve
Sot, ora 18:45
Gallatasaraj-Kopenhagen
Real Madrid-Union Berlin
Ora 21:00
Arsenal-PSV
Bajern-Mançester Junajtid
Benfika-Salcburg
Braga-Napoli
Real Sociedad-Inter
Sevilja-Lens


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë