Futboll

Champions/ Interi me Xheko-Sançez, Liverpuli me tredhëmbëshin e frikshëm në sulm

Magjia e Championsit vazhdon sot në mbrëmje me dy sfida të tjera, Inter-Liverpul dhe Salcburg-Bajern Mynih. Kuptohet që fokusi do të jetë në “San Siro”, ku Interi synon të rikthehet në nivelin e tripletës së famshme të disa viteve më parë.

Liverpuli ishte kundërshtari më i keq për skuadrën e Inzagit, por në kampin zikaltër kanë besim se mund t’ia dalin. Italianët pritet të zbresin në fushë me dyshen Xheko-Sançez në sulm, pasi kiliani duket se ka fituar balotazhin me Lautaro Martinezin. Vidal do të marrë vendin e Barelës në mesfushë, ndërsa në mbrojtje luan Dambrozio.

Formacionet e mundshme të Inter-Liverpul. Gazeta Si, 16 shkurt 2022

Në krahun tjetër, trajneri Jurgen Klop, i cili e ka vlerësuar së tepërmi Interin në konferencë shtypi, do të luajë me tredhëmbëshin Mane-Salah-Jota në sulm. Një treshe shumë e rrezikshme, e vështirë për t’u përballuar nga çdo mbrojtje kundërshtare.

Liverpuli është shumë i rrezikshëm edhe nga krahët, ku mbrojtësit Aleksandër-Arnold dhe Robertson bëjnë një punë të madhe edhe në ndihmë të sulmit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë