Futboll

Champions/ Inter-Barça kryesfida e mbrëmjes, Inzagi ndryshon mendje për Asllanin

Gazeta Si – Rikthehet sot në mbrëmje Liga e Kampionëve, me ndeshjet e treta në grup. Ndeshja më e rëndësishme është ajo mes Interit dhe Barcelonës, me dy skuadrat që kanë nga një fitore dhe nga një humbje deri tani.

Interi po kalon një moment shumë delikat në kampionat dhe ndeshja e sotme dhe ajo e radhës në kampionat janë vendimtare për fatet e trajnerit Simone Inzagi, mjaft i kritikuar kohët e fundit. Zikaltrit kanë nevojë patjetër për një rezultat pozitiv. Përballë është një skuadër e fortë si Barcelona, që po kalon një formë shumë të mirë në La Liga.

Asllani ndaj Romës. Gazeta Si, 4 tetor 2022

Kristjan Asllani mendohej titullar në këtë ndeshje, por trajneri Inzagi ka ndërruar mendje në momentet e fundit. Ai pritet të kalojë Çalhanoglu në regji dhe të aktivizojë Mkhitarian nga minuta e parë, duke ulur në stol futbollistin kuqezi. Onana në portë, në mbrojtje luan De Vrij.

Liga e Kampionëve
Sot, ora 18:45
Bajern Mynih-Plzen
O.Marsejë-Sporting Lisbonë
Ora 21:00
Ajaks-Napoli
Bryzh-Atl.Madrid
Eintraht Frankfurt-Totenhem
Porto-Bajer Leverkusen
Inter-Barcelona
Liverpul-Rejnxhërs


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë