Gazeta Si – Pas Real Madrid-Mançester Siti që i mrekulloi të gjithë, sot zbresin në fushë dy klube të tjera të mëdha: PSG dhe Barcelona. Do të jetë një sfidë mes të kaluarës dhe të ardhmes.
Trajneri i francezëve, Luis Enrike, sfidon ish-skuadrën e tij, Barcelonën. Ai e ka ndezur këtë duel me deklaratën e një dite më parë, kur ka thënë se është përfaqësues më i denjë i stilit të Barcelonës se Ksavi Hernandez që drejton aktualisht katalanasit.

Kilian Mbape ndërkohë përballet me një kundërshtar, që nga sezonin i ardhshëm do ta takojë më shpesh, pasi pritet të transferohet te Real Madrid. Të dyja skuadrat do të përpiqen të hedhin që sot një hap drejt gjysmëfinales.
Francezët kanë disa mungesa, si Hakimi, Kimpembe e Kurzava, katalanasit janë pa Gavin e dëmtuar dhe me De Jong në dilemë për këtë sfidë.
Ndeshja tjetër çerekfinale e Championsit që luhet sot është ajo mes Atletko Madrid dhe Borusia Dortmund, me spanjollët favoritë, pasi eliminuan Interin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




