Ndërsa emergjenca sanitare përhapet nëpër botë, UEFA po mendon për zgjidhjet e mundshme për të përfunduar Champions e Europa League. Nga As mbërrijnë disa të dhëna rreth hipotezës mbi të cilën po mendojnë në Nyon prej disa ditësh. Bëhet fjalë për një Final Four të padëgjuar: dy gjysmëfinale me ndeshje teke e një finale në një vend të vetëm (Stamboll). Ideja do të propozohet të martën për Federatat gjatë mbledhjes së thirrur nga UEFA për të bërë qartësimin e situatës së futbollit evropian.
Për momentin është vetëm për një ide, por përshtypja është se zgjidhja e një vendi të vetëm mund të përfaqësojë një alternativë të vlefshme për të arritur të përfundojë në kohë Champions e Europa League. Emergjenca koronavirus, nga ana tjetër, për momentin nuk jep siguri për kohët e pozicionimi i 55 Federatave do të jetë vendimtar në përcaktimin e fatit të dy turneve.
E vetmja gjë e sigurtë për momentin, është se nëse do të aprovohet ky skenar, vendi do të jetë Stambolli. Në kryeqytetin turk, në fakt, ishte programuar të luhej finalja e 30 majit e pikërisht në Atatürk, natyrisht me data të ndryshme, do të mund të zhvillohen edhe gjysmëfinalet në kohë të afërta si të Champions ashtu dhe Europa League.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




