Gazeta Si – Çelsi dhe Benfika janë dy skuadrat e para çerkfinaliste të Ligës së Kampionëve. Skuadra e Armando Brojës (i dëmtuar) fitoi 2-0, aq sa i duhej për të zhvlerësuar humbjen 1-0 në Dortmund në ndeshjen e parë, kurse Benfika fitoi 5-1 ndaj Bryzhit.
WHAT A TURNAROUND! 🙌#UCL pic.twitter.com/UtSh61jhfO
— Chelsea FC (@ChelseaFC) March 7, 2023
Ndeshja Çelsi-Borusia Dortmund nisi me vonesë, sepse autobusi i skuadrës gjermane kishte ngecur në trafikun e Londrës. Të dyja skuadrat kishin mungesa të rëndësishme në këtë sfidë. Në radhët e Borusias mungonte edhe Adejemi, autori i golit të fitores në ndeshjen e parë.
Rahim Sterling në fundin e pjesës së parë dhe Kai Hazertz me penallti pak pas nisjes së pjesës së dytë shënuan golat e fitores për londinezët. Londinezët shënuan edhe një gol me Galager, por që u anulua për pozicion jashtë loje. Minutat e fundit ishin drithëruese, sepse një gol i miqve do të sillte shtesat. Në një moment portieri Kepa shpëtoi skuadrën e tij.
Për Benfikën ishte gjithçka e lehtë. Portugezët realizuan 5 gola në ndeshjen e kthimit ndaj Bryzhit, duke u kualifikuar me rezultatin e përgjithshëm 7-1. Rafa Silva, dy herë Ramos, Zhoao Mario dhe Neres janë autorët e golave për Benfikën, ndërsa belgët realizuan golin e nderit me Meijer.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




