Futboll

Champions/ Barcelona për suksesin e parë, Atalanta shkon si kryesuese në Mançester

Xhiroja e tretëe ndeshjeve në Grupin E e gjen Barcelonën në një situatë krejtësisht të pazakontë: në vend të fundit, me 0 pikë. Sot katalanasit presin Dinamon e Kievit dhe kanë mundësinë të futen në lojë për kualifikimin. Ata vijnë pas një fitoreje në kampionat dhe pritet që edhe në Ligën e Kampionëve të bëjnë të njëjtën gjë.

Trajneri Koeman ka rikuperuar disa lojtarë për këtë ndeshje, por sërish do të kenë mungesa, siç janë Dembele, Erik Garsia dhe Pedri. Në ndeshjen tjetër të Grupit E, Bajerni kryesues shkon në fushën e Benfikës.

Ronaldo feston nje gol me Mançesterin. Gazeta Si, 20 tetor 2021

Në Grupin F, Atalanta shkon si kryesuese në Mançester për t’u ndeshur me Ronaldon me shokë. Mbrojtësi i Kombëtares, Berat Gjimshiti, mungon në këtë sfidë për shkak dëmtimi. Para ndeshjes, trajneri i Mançester Junajtid, Solskjaer, ka folur me superlativa për stilin e lojës së Atalantës, por sot skuadrës së tij i bën punë vetëm fitorja.

Juventusi, që kryeson Grupin H me 6 pikë, sot luan në transfertë me Zenitin. Ndeshje e lehtë për Çelsin, që pret në shtëpi Malmoen.

Champions, ndeshjet e treta në grupe
Sot, ora 18:45
Barcelona-Dinamo K.
Salcburg-Volfsburg
Ora 21:00
Benfika-Bajern Mynih
Çelsi-Malmo
Lilë-Sevilje
Mançester J.-Atalanta
Jang Bojs-Vilarreal
Zenit-Juventus


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë