Gazeta Si – Liga e Kampionëve luajti mbrëmjen e sotme 8 nga ndeshjet e saj të para të fazës në grupe. Mançester Siti, kampion në fuqi, e nisi aty ku e kishte lënë. Djemtë e Guardiolës mundën 3-1 Crvena Zvezdën. Serbët shënuan të parët, pastaj Julian Alvarez dy herë dhe Rodri përmbysën gjithçka.
Barcelona, ashtu siç mund të parashikohej, fitoi lehtë me Antverpën e Arbnor Mujës. Lojtari i Kombëtares e nisi titullar këtë ndeshje dhe qëndroi në fushë për 83 minuta. Zhoao Feliks (2), Levandovski, Gavi dhe një autogol i belgëve vendosën këtë ndeshje.
— Walkerball (@walkerkesball) September 19, 2023
Një episod mjaft interesant ka ndodhur në ndeshjen mes Lacios dhe Atletiko Madrid në ‘Olimpico’. Në minutën e 5-të shtesë Lacio arriti të barazonte rezultatin në 1-1 me anë të portierit Provedel, që kishte dalë në ndihmë të skuadrës. Ai devijoi saktë me kokë një kros në zone. Hysaj nuk luajti asnjë minutë në këtë ndeshje.
Në ndeshjet e tjera vlen të përmendet fitorja 2-0 e PSG-së ndaj Borusia Dortmund, me gola të Mbape me penallti dhe Hakimit.
Liga e Kampionëve, faza në grupe
Sot
Milan-Njukastëll 0-0
Jang Bojs-Lejpcig 1-3
Barcelona-Antverp 5-0
Fejnord-Selltik 2-0
Lacio-Atl.Madrid 1-1
Mançester Siti-Crvena Zvezda 3-1
PSG-B.Dortmund 2-0
Shakhtar-Porto 1-3
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




