Futboll

Champions/ Barça si vullkan, Interit i duhet një kryevepër sot në ‘Camp Nou’

Gazeta Si – Interi ka nevojë për një kryevepër sonte në mbrëmje për të qenë më i sigurt për kalimin në 1/8-at e Ligës së Kampionëve. Duhet të paktën të mos humbë në ‘Camp Nou’, ku Barcelona do të bëjë gjithçka për të marrë ‘hak’ për humbjen në Milano.

Pritet një ndeshje e zjarrtë, katalanasit i kanë bërë apel tifozërisë për të qenë sa më e shumtë në numër në stadium. Po ashtu, klubi ka vendosur të ndalojë ngjyrat zikalëtr në stadium, përveçse në sektorin e tifozërisë mike. Duket se makthi që u përjetua me Eintraht Frankfurtin ka lënë pasoja te Barcelona.

Simone Inzagi, trajneri i Interit. Gazeta Si, 12 tetor 2022

Ksavi është ende i indinjuar me gjykimin e ndeshjes së parë dhe e ka karikuar skuadrën ‘për të dhënë jetën’, siç u sopreh ai në konferencë shtypi. Klima do të jetë shumë e ndezur dhe për skuadrën e Inzagit do të jetë një provë pjekurie.

Çalhanoglu dfo të luajë sërish në rolin e regjisorit, kurse në sulm do të jetë dyshja Lautaro Marinez-Xheko. Asllani e nis nga stol dhe shpreson të ketë minuta në pjesën e dytë.

Champions, ndeshjet e 4-ta në grup
Sot, ora 18:45
Atletiko M.-Bryzh
Napoli-Ajaks
Ora 21:00
Barcelona-Inter
Bajer Leverkusen-Porto
Plzen-Bajern Mynih
Rejnxhërs-Liverpul
Sporting L.-O.Marsejë
Totenhem-Eintraht Frankfurt


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë