Atletico jashtë nga Champions? E vetmja mundësi, e hipotetike nga Federata Spanjolle, për caktimin e vendeve në Evropë duke kristalizuar klasifikimin, ka shpërthyer alarmin në shtëpinë e Atletico Madrid, i përjashtuari i luksit nga kompeticioni më i rëndësishëm evropian për sezonin e ardhshëm. Sot, La Liga, do të kualifikonte Real, Barcellona, Sevilla e Real Sociedad, duke e dërguar në Europa League skuadrën e drejtuar nga Simeone, duke vënë në krizë serioze llogaritë ekonomike të klubit. Colchoneros kanë nisur punën për të gjetur në federatë një marrëveshje me UEFA e për të marrë, në këtë mënyrë, një wild card për Champions League 2020/21.
Çmenduri? Në parim, po, por ekziston një precedent që mund ti vijë në ndihmë Atleticos: në 2006, në fakt, Liverpool fitues i Kupës nuk u kualifikua për në Champions, duke marrë, falë ndërhyrjes së Premier, një kalim special për të mbrojtur titullin në edicionin e mëpasshëm. Colchoneros kanë eliminuar pikërisht kampionët në fuqi këtë vit, dhe ndryshe nga Real e Barcelona (që nuk kanë luajtur ende ndeshjet e kthimit), janë e vetmja skuadër spanjolle e kualifikuar në çerekfinale dhe shpresojnë të marrin pjesë në Champions me ftesë nga UEFA.
Në rast përjashtimi, dëmi do të jetë i konsiderueshëm: Atletico ka çuar në shtëpi rreth 70 milionë në sezon nga Champions. Ashtu dhe për llogaritë e bëra nga klubi, që ka investuar shumë dhe nuk mund të pranojë të dështojë të futet në kompeticionin më të rëndësishëm evropian për faktorë të jashtëm.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




