Futboll

Champions 2019-2020: Në ekipin ideal mungon CR7

Pas mbylljes së sezonit të trazuar 2019-2020, Uefa ka përpiluar listën e lojtarëve idealë të edicionit të fundit të Champions League. Një listë me emrat e kampionëve të mëdhenj në të cilën spikat në pjesën më të madhe prezenca e të gjithë Bayern, por jo Coman që vendosi finalen, e në anën tjetër mungesa e Cristiano Ronaldo, duke e përjashtuar portugezin nga më të mirët, pavarësisht çmimit për golin më të bukur të këtij Championsi. Në vend të CR7, në listën e sulmuesve Uefa e vëzhguesit e saj teknikë kanë preferuar Gnabry, Lewandowski, Mbappé, Sterling, Messi e Neymar. Në mesfushë, befasia e madhe është Papu Gomez .

Kjo është lista e plotë e lojtarëve të seleksionuar rol për rol falë kontributit të Packie Bonner, Cosmin Contra, Aitor Karanka, Roberto Martínez, Ginés Meléndez, Phil Neville, Willi Ruttensteiner, Gareth Southgate.

PORTIERË: Neuer, Oblak, Lopes

MBROJTËS: Davies, Kimmich, van Dijk, Upamecano, Angelino, Alaba

MESFUSHORË: Thiago Alcantara, Aouar, de Bruyne, Goretzka, Sabitzer, Marquinhos, Muller, Gomez

SULMUES: Gnabry, Lewandowski, Mbappé, Sterling, Messi, Neymar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë