Po kërkoni për serialin apo filmin perfekt televiziv për të parë në Netflix këtë fundjavë, por nuk dini çfarë të zgjidhni? Ndër propozimet e panumërta që platforma e transmetimit na vë përpara syve çdo javë, zgjedhja e një seriali, por mbi të gjitha të bien dakord të gjithë, nuk është aq e thjeshtë, sidomos nëse keni shije të ndryshme. Këtu janë disa këshilla të dobishme për t’ju ndihmuar të zgjidhni cilin serial ose film do të shikoni këtë fundjavë të shtatorit 2023. Këtë fundjavë, në fakt, Netflix ka disa tituj shumë interesantë.
Mos humbisni sezonin e dytë të “Di4ri”, seriali italian për fëmijë që rikthehet me episode të reja dhe një kapitull të ri më interesant dhe më i rinovuar se i pari, “Love at first sight”, filmi i ri i Netflix që revolucionon zhanrin e komedisë romantike dhe pastaj përsëri “El Conde” nga Pablo Larraín i sapoprezantuar në Festivalin e Filmit të Venecias 2023 dhe sezonin e dytë të “Surviving Summer”.
Nëse jeni gati të zhyteni në të gjitha më të mirat e Netflix këtë fundjavë, këtu janë historitë më interesante imagjinare për t’u shijuar.
“Di4ri 2”, është i mirë për fëmijët por edhe për të rriturit
Nëse ju ka pëlqyer sezoni i parë i “Di4ri”, por edhe nëse nuk ju ka bindur aq shumë, jepini një shans episodeve të reja të “Di4ri 2” sepse do t’ju mahnitin. Në fakt, seriali italian që tregon historinë e para-adoleshencës përmes historive të një grupi shokësh të shkollës së mesme është rikthyer.
Sezoni i dytë i “Di4ri” nis nga ardhja e një personazhi të ri, ai i Biankës, kushërirës së Giulios, një vajzë e talentuar dhe gazmore që do të mund të integrohet në grup me vitalitetin dhe aftësinë e saj për të kuptuar të tjerët. Në këtë sezon të dytë protagonistët tanë do të përballen me vitin e tretë dhe të fundit të shkollës së mesme. Një vit i paharrueshëm plot sfida, i cili do të përfundojë me provën e parë të rëndësishme të jetës së tyre, provimin e klasës së tetë, dhe me një zgjedhje vendimtare: çfarë të bëjmë më pas? Nëse secili duhet të ndjekë rrugën e vet, a do t’i mbijetojë miqësia ndarjes?
“Love at first sight”, është thjesht i adhurueshëm
Nëse ju pëlqejnë komeditë romantike, nuk mund të humbisni “Love at first sight” në Netflix. Pse? Është thjesht e adhurueshme. Pasi humbën fluturimin e tyre nga Nju Jorku në Londër, Hadley (Haley Lu Richardson) dhe Oliver (Ben Hardy) takohen rastësisht në aeroport dhe do kuptojnë që janë për njëri-tjetrin. Nata e gjatë që ata kalojnë së bashku në aeroplan kalon sa hap e mbyll sytë, por me uljen në Heathrow të dy detyrohen të ndahen dhe gjetja e njëri-tjetrit sërish duket e pamundur. Vetëm nëse ndërhyn fati që t’i shndërrojë këta shoqërues udhëtimi në shoqërues të jetës.
Bazuar në romanin popullor me të njëjtin emër nga Jennifer E. Smith, “Love at first sight” është një komedi romantike nga producentët e “To All the Boys I Loved Before”. Filmi me aktorë Haley Lu Richardson, Ben Hardy, Jameela Jamil, Rob Delaney, Dexter Fletcher dhe Sally Phillips na kujton se koha është gjithçka dhe se ndonjëherë dashuria e vërtetë gjendet në vende të papritura.
“El Conde” nëse doni të zbuloni një pjesë të Festivalit të Filmit në Venecia
Le të kalojmë te “El Conde”, filmi horror me tone të errëta komedie që imagjinon një univers paralel të frymëzuar nga historia e fundit e Kilit. Filmi paraqet Augusto Pinochet, simbolin global të fashizmit, si një vampir që jeton i fshehur në një pallat të rrënuar në skajin jugor të ngrirë të kontinentit. Ligësia është ushqimi i tij. Në moshën dyqind e pesëdhjetë vjeç, Pinochet vendos të mos pijë më gjak dhe kështu heq dorë nga jeta e përjetshme. Nuk e duron dot më faktin që bota e kujton si hajdut. Pavarësisht natyrës zhgënjyese dhe oportuniste të familjes së tij, një marrëdhënie e papritur e inkurajon atë të jetojë një jetë të re plot pasion kundërrevolucionar.
“Surviving Summer 2” nëse jeni ende në kohën e pushimeve
Dhe së fundi, ne rekomandojmë sezonin e dytë të një prej serialeve verore më të realizuara dhe ndoshta më të nënvlerësuara të Netflix: “Surviving Summer”. Një vit më parë Summer Torres gjeti miqtë më të mirë të jetës së saj dhe një romancë me Ari Gibson. E frymëzuar nga koha e saj magjike në Shorehaven, ajo nuk pushoi kurrë duke sërfuar në plazhin e frikshëm Rockaëay të Nju Jorkut. Ëndrra e saj tani është të kthehet në Shorehaven për t’u bërë një sërfiste profesioniste si miqtë e saj australianë.
Nëna e Summer-it, Margot, pranon udhëtimin e paparashikueshëm të vajzës së saj në Australi, por këtë herë e shoqëron që të mund ta mbajë nën vëzhgim. /Today.it/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.