Keshilla

Çfarë të bëni me kohën e lirë nëse mbyllet TikTok?

Nga SHBA në Shqipëri, qeveritë po diskutojnë seriozisht mbylljen e aplikacionit TikTok. Është koha t’i themi “mirëupafshim” filozofëve e artistëve të rrjetit që na mbanin të zënë.

Këtu ka një listë me gjëra për të bërë nëse TikTok bllokohet

Lexo…libra dhe gjëra të tjera

E di që është si koncept i padëgjuar në 2024-n. Por mund të lexosh dhe opsione më argëtuese si fantazi, romancë, etj.  

Gjej një aplikacion tjetër

Para se TikTok të bëhej i famshëm ishte në modë aplikacioni Vine. Shkëlqimi i këtij aplikacioni humbi nga Instagram dhe kështu me radhë.

Shko në palestër

E kundërta e qëndrimit shtrirë me celular është të ngrihesh e të bësh pesha. Trupi i verës nuk bëhet duke qëndruar online.

Martohu me një pasanik..?

Nëse të ka pëlqyer të shohësh në TikTok gratë shtëpiake që gatuajnë dhe kanë një burrë që i ofron të ardhura, atëherë është koha ta bësh vetë.

Riktheju Youtube

Para se vëmendja jonë të skadonte në pak sekonda, ndiqnim video me orë të tëra nga vlogerat e aplikacionit Youtube. Nga mësime si të bëni makeup tek thashethemet e ditëa, ccdo gjë e gjen aty.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë