Ngjarje

‘Çfarë s’blihet me lekë, blihet me më shumë lekë!’ Qytetarët protestë para ministrisë së Shëndetësisë

Pasditen e sotme para Ministrisë së Shëndetësisë, një grup qytetarësh kanë dalë në protestë, pas përgjimeve të publikuara ku disa mjekë të Onkologjikut i mohonin pacientëve shërbimin.

Qytetarët shprehen të tronditur nga bisedat e publikuara, ku mjekët i çonin ato në spitale private apo i kërkonin shuma të majme parash kundrejt shërbimit.

Ashtu si në protestat e shkuara, qytetarët rrethuan ministrinë e Shëndetësisë me pankartën “Ministria e Vdekjes”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë