Nga Gazeta Si – Gjermania dhe Sllovakia luajnë për vendin e parë në Grupin A, ndërsa Holanda shpreson të sigurojë kualifikimin për në finalet e Kupës së Botës, kundër Lituanisë.
- E Hënë 17 Nëntor
L – Çeki vs Gjibraltar
A – Irlandë e Veriut vs Luksemburg
L – Mal i Zi vs Kroaci
G – Maltë vs Poloni
A – Gjermani vs Sllovaki
G – Holandë vs Lituani
Grupi A: Të barabarta me nga 12 pikë në krye të grupit, Gjermania përballet me Sllovakinë për një vend në finale. Skuadra e Julian Nagelsmann humbi 2-0 në Sllovaki në fillim të eleminatoreve dhe mesfushori sllovak Lukáš Haraslín është gati për përballjen e dytë, ku ekipi i tij ka nevojë të fitojë për t’u kualifikuar: “Po e presim me padurim” tha ai.
Grupi G: Holanda është tre pikë përpara Polonisë dhe, ndonëse skuadra e Jan Urban teorikisht mund të dalë në vend të parë, do të duhej një seri rezultatesh jashtëzakonisht e pamundur. Më e mundshmja është që Polonia të shkojë në play-off. “Le të shpresojmë se kjo është vetëm një shije e diçkaje më të madhe që do të vijë,” tha Jakub Kamiński pasi shënoi në barazimin 1-1 të së premtes kundër “Oranjes”.
Grupi L: Kroacia u kualifikua si fituese e grupit të premten, me Çekinë të konfirmuar në vend të dytë. “Do të shkojmë në Mal të Zi të qetë, por me synimin për të marrë tre pikët,” tha mbrojtësi kroat Joško Gvardiol. “Çdo ndeshje nga tani e tutje është përgatitje për verën e ardhshme.”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



