Euro2024

Çfarë po ndodh?! UEFA dërgon në shtëpi 1/3 e arbitrave të Europianit

Nga Gazeta ‘Si’- Një tjetër gjyqtar është përjashtuar nga Euro 2024 pasi UEFA e cilësoi se kishte bërë gabime të mëdha gjatë ndeshjes së fundit të Skocisë.

Të dielën, Skocia u bë ekipi i radhës që u eliminua nga Euro 2024 kur pësuan humbje me rezultat minimal 1-0 ndaj Hungarisë.

Ekipi i Steve Clarke e dinin se iu duheshin tri pikë nga ndeshja e fundit e grupit për t’u kualifikuar në mesin e 16 kombëtareve të mira, por një gol i Kevin Csoboth në minutat e fundit të takimit i dha fund një paraqitjeje zhgënjyese në këtë Europian. Edhe pse nuk merituan asgjë nga kjo ndeshje, lojtarët skocezë u ndjenë të dëshpëruar kur iu mohua një penallti në minutën e 79-të. Sidoqoftë, gjyqtari argjentinas Facundo Tello bëri me shenjë që ndeshja të vazhdojë dhe VAR-i nuk ndërhyri.

“Ai është nga Argjentina? Pse do t’i kërkoja llogari atij? Ai me siguri nuk e flet gjuhën. Nuk e di. Pse është ai këtu? Pse nuk është një gjyqtar evropian”, ka thënë trajneri i kombëtares së Skocisë, Steve Clark.

Një marrëveshje mes UEFA-s dhe organizatës nga Amerika Jugore, Conmebol ka bërë që Tello të vendosë drejtësinë në Euro 2024 dhe gjyqtari italian Maurizio Mariani në Copa America.

Sipas The Sun, gjashtë nga 19 gjyqtarët që ishin pjesë e Euro 2024 janë dërguar në shtëpi pasi iu bë më dije se nuk do të jenë më pjesë e ndonjë prej ndeshjeve të mbetura.

Burime nga Spanja kanë raportuar se gjyqtari i VAR-it, Alejandro Hernandez, është dërguar në shtëpi pasi nuk e ka bërë vlerësimin e duhur të lojës sipas instruksioneve në incidentin e penalltisë së Armstrong.

UEFA beson se Hernandez dështoi gjithashtu në ndërhyrjen kur mbrojtësi skocez Grant Hanley e goditi në fytyrë Endre Botkan në pjesën e parë, një incident i cili duhej të ishte ndëshkuar me penallti për Hungarinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë