Treg

Çfarë po ndodh me naftën dhe frika për bllokimin e ngushticës së Hormuzit

Ngushtica e Hormuzit, që gjendet midis Iranit dhe Omanit, njihet si një pikë jetike e transportit të naftës.

Gjatë vitit 2022, në ngushticë kalonin rreth 21 mln fuçi nafte në ditës, rreth 21% e tregtisë globale. Pamundësia për të transportuar naftën nëpërmjet kësaj rruge do të krijonte kaos dhe do të rriste ndjeshëm çmimet botërore të naftës, të transportit dhe do të krijonte shumë vonesa. Për ekspertët e energjisë, një bllokadë e tillë do të mund ta çojë çmimin e naftës deri në 100 dollar/fuçi.

"Skenari më i keq është nëse Izraeli godet Iranin dhe Irani bllokon ngushticën. Kjo do të kishte një efekt dramatic në tregjet botërore", thotë Alan Gelder ekspert i energjisë.

Sa lart mund të shkojë çmimi i naftës?

Analistët e energjisë kanë vënë në pikëpyetje nëse tregjet e naftës janë shumë të "vetëkënaqura" në lidhje me rreziqet e një konflikti në rritje në Lindjen e Mesme.
Saul Kavonic, analist i lartë kërkimor në MST Financial, tha se ndërprerjet e furnizimit përgjatë ngushticës së Hormuzit mund të rrisin ndjeshëm çmimet e naftës.

“Nëse shohim një sulm ndaj prodhimit iranian, deri në 3% të furnizimit global mund të kufizohet dhe edhe nëse shohim thjesht sanksione më të forta, kjo gjithashtu mund të fillojë të kufizojë furnizimin deri në 3%. Kjo në vetvete mund të shohë që nafta të afrohet në 100 apo edhe të kalojë 100 dollarë për fuçi, " tha Kavonic për CNBC.

“Nëse do të ndikohej tranziti përmes ngushticës së Hormuzit, ne po flasim për një ndikim në çmimin e naftës që do të ishte tre herë më i madh se goditjet e çmimit të naftës të viteve 1970 në vazhdën e revolucionit iranian dhe embargos arabe të naftës, dhe tani po flasim për 150 dollarë plus një fuçi naftë,” shtoi ai.

Çmimet e naftës ishin më të ulëta të martën, duke ulur fitimet e fundit pasi shënuan rritjen më të fortë që nga fillimi i vitit 2023 javën e kaluar.

Nafta e papërpunuar Brent ra me 2.1% në 79.19 dollarë për fuçi, ndërsa nafta West Texas Intermediate në SHBA qëndroi në 75.42 dollarë, me një rënie prej 2.2%./CNBC


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë