Ne rrjet

Çfarë përmban kompleti i mbijetesës së Europës, produkte ‘të domosdoshme’ në rast lufte vetëm për 72 orë!

Nga syzet, uji, një elektrik dore, deri te një karikues celulari: në çantën e Komisioneres Europiane për Menaxhimin e Krizave, Hadja Lahbin, janë rreth dhjetë produkte të konsideruara "thelbësore"

Gazeta Si – Uji, shkrepset dhe shufrat e energjisë (suplemente ushqimore që përmbajnë doza të larta karbohidratesh): Bashkimi Europian kërkon që banorët e 27-të vendeve anëtare, të kenë në shtëpi një çantë që përmban sendet e nevojshme, të vetë-mjaftueshme për 72 orë në rast krize ose konflikti, nga fatkeqësitë natyrore deri te sulmet kibernetike ose ushtarake.

Një komplet praktik i mbijetesës (është një nga themelet e strategjive të “gatishmërisë emergjente” të kërkuar nga Brukseli nga vendet e Bashkimit për të mbështetur shtetet anëtare dhe për të përmirësuar aftësinë e Evropës për të parandaluar dhe për t’iu përgjigjur kërcënimeve në zhvillim), e paraqitur me të qeshura (ndoshta me qëllimin për të parandaluar psikozën dhe ankthin?) nga Hadja Lahbib.

Komisionerja Europiane për Menaxhimin e Krtizave, e tregoi këtë në një video të stilit Tik Tok, që zgjat një minutë apo më shumë.

Një lloj video tutoriali që u bë viral në vetëm pak orë dhe fillimisht ngjalli dyshime, e më pas një valë kritikash.

“Ne do të mbështesim Shtetet Anëtare në përgatitjen e asaj që quhet një komplet elasticiteti, në mënyrë që të gjithë qytetarët të jenë gati të rezistojnë dhe të jenë strategjikisht autonomë për të paktën 72 orë, – tha Lahbib. – Kompleti përbëhet nga rreth dhjetë produkte që konsiderohen “të domosdoshme”. Cilat janë ato.

Syze

“Syzet? E rëndësishme të shohësh se çfarë po ndodh… ose të mos e shohësh”. Është objekti i parë “i pazëvendësueshëm” që Hadja Lahbib, me thonjtë me manikyr dhe me kostum blu, e nxjerr nga çanta e saj prej lëkure. 

Dokumentet (në një zarf të papërshkueshëm nga uji)

Dokumentet e identifikimit janë gjithashtu të domosdoshme, kudo dhe gjithmonë, për të vërtetuar identitetin e dikujt dhe për të lejuar njohjen zyrtare në shumë situata të jetës së përditshme dhe publike.

Megjithatë, duhet të mbahet në një zarf të papërshkueshëm nga uji (Lahbib ka vendosur një fotokopje të kartës së saj të identitetit brenda).

Elektrik dore ose ndezës

Një ndezës, elektrik dore, shkrepëse ose një çakmak. Për të hedhur dritë kur nuk ka dritë dhe në vend të kësaj, çdo kush duhet të shikojë (nëse keni probleme me shikimin, nuk ka problem: i keni përfshirë tashmë syzet në komplet).

Ujë

“Uji, sigurisht. Sepse uji është burim jete”. Më pas komisionerja e BE-së, pi një gllënjkë nga një shishe e nxjerrë nga “çanta e saj elastike”.

Thikë e ushtrisë zvicerane

Në video mund të shihet komisionerja e BE-së duke qeshur dhe duke bërë shaka për përmbajtjen e kompletit të saj, nga e cila nxjerr (dhe përpiqet të hapë) një thikë ushtarake zvicerane me 18 funksione (e pamundur, kanë theksuar shumë, të kalojë kontrollet e sigurisë).

Ilaçe, ushqime dhe para cash

Dhe më pas ilaçet (veçanërisht të rëndësishmet), shufra energjie dhe para cash. “Paratë cash, ju lutem, – nënvizon më tej Lahbib: – janë sovrane në një krizë, ndërsa kartat e kreditit mund të bëhen copa plastike”.

Karikues dhe pajisje karikimi

“Një celular i fikur? – thotë më pas ajo, duke tundur në ajër një pajisje karikimi. – Është e barabartë me një fund të keq! Në një epokë digjitale si e jona, pa një karikues dhe një pajisje të tillë, do të ishte e pamundur të përdorni pajisjet tuaja elektronike që i ka mbaruar bateria.

Letrat e bixhozit dhe radio

Dhe, meqenëse “pak shpërqendrim nuk i bën keq askujt”, duhen edhe letrat e bixhozit dhe, së fundi, edhe një radio me bateri (pra duhen edhe bateri), për të mbajtur të informuar qytetarët në rast ndërprerjeje të telekomunikacionit.

Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë