Nga Gazeta ‘Si’-Deputetët e opozitës në Kuvendin e Serbisë kanë dorëzuar propozimin për formimin e Komisionit Hetimor për të përcaktuar faktet, rrethanat dhe përgjegjësitë lidhur me ngjarjet në veri të Kosovës dhe rolin e Milan Radoiçiçit në ato ngjarje.
Ata kërkojnë që Komisioni Hetimor i propozuar t’i përgjigjet pyetjeve dhe të përcaktojë saktësisht se çfarë ka ndodhur më 24 shtator në veri të Kosovës, shkruan N1.
Komisioni gjithashtu duhet të japë përgjigje në pyetjet se si Milan Radoiçiç, në emër të Republikës së Serbisë, mori një rol në formimin e strukturave joformale të pushtetit, nëse ai mori pjesë në formimin e një organizate kriminale, nëse ai mori pjesë në frikësimin dhe terror ndaj qytetarëve serbë që nuk e përkrahën politikën shkatërruese dhe dëmtuese të Aleksandër Vuçiçit?
Propozimi i është dorëzuar kryetarit të Kuvendit, Vladimir Orliç.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.