Gazeta Si – Kolegji i Garancisë së CONI-t, i drejtuar nga napoletania Palmieri Sanduli, vetëm mund të kthejë gjithçka mbrapsht te Trupa e Apelit për një diskutim të ri, por vetëm në rast shkeljeje të së drejtës së mbrojtjes.
Po tani çfarë ndodh me Juventusin? Klubi e konsideron dënimin me 15 pikë minus në kampionat një padrejtësi të madhe dhe do të bëjë rekurs. Klubi bardhezi ka një muaj kohë për të bërë rekurs në shkallën e fundit të drejtësisë sportive, në Kolegjin e Garancisë së Sportit pranë CONI-t.

Pas momentit të rekursit, zakonisht për disa javë komunikohet data e udiencës. Me shumë mundësi, brenda një muaji nga data e rekursit cështja mund të mbyllet. Duhet saktësuar se Kolegji i Garancisë nuk mund ta modifikojë sentencën e Trupës së Apelit, pra të eliminojë apo reduktojë penalizimin me 15 pikë për Juventusi.
Kolegji vetëm mund ta kthejë çështjen për rishikim, nëse ka shkelje të së drejtës së mbrojtjes. Presidente e Kolegjit është prej një viti juristja napoletane Gabriela Palmieri Sanduli, 64 vjeç.
Pasi të bëhet rekursi nga Juventusi do të ketë një datë për audiencën, që mbahet në CONI. Më pas, në rast të një përfundimi negativ (konfirmimi i 15 pikëve penalizim), klubi mund të apelojë vetëm në TAR-in e Lacios.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




