Të gjithë e kemi përjetuar; je në mes të një bisedë dhe po kërkon një fjalë dhe… asgjë. Ti e di që e di atë fjalë por ajo nuk del. Ky fenomen i njohur si “në majë të gjuhës” është aq i çuditshëm sa edhe mahnitës. Por çfarë ndodh në këto momente në trurin tonë? Shkencëtarët kanë studiuar dhe kanë gjetur disa të vërteta intriguese.
Kur një fjalë e ke “në majë të gjuhës”, shumë hapësira të trurit vendosen në lëvizje për të lokalizuar termin që po kërkon. Imagjinoni një grup njerëz që kërkojnë si të çmendur për një libër specifik në një librari plot libra. Kështu, truri vendos në punë disa zona specifike për të ndihmuar në kërkim. Tre zona kanë rolet kryesore; korteksi anterior cingulat, korteksi parafrontal dhe insula.
Korteksi anterior cingulat, korteksi parafrontal janë pjesë e një rrjeti përgjegjës për kontrollin e njohjes dhe performojnë role plotësuese kur një fjalë është e pakapshme. Korteksi anterior cingulat shërben si një supervzior që sinjalizon se ka një konflikt: “E di këtë fjalë por s’po e gjej dot”. Ndërkohë, korteksi parafrontal vlerëson dhe verifikon informacionin që del gjatë kërkimit, duke u siguruar se ajo që merret përputhet me atë që po kërkoni. Insula, një rajon më i thellë dhe më pak i dukshëm i trurit, kontribuon në gjetjen fonologjike – duke ndihmuar në aksesin e tingujve që përbëjnë fjalët. Përdorimi i mjeteve si imazheria nga rezonanca magnetike, studiuesit kanë monitoruara se si funksionojnë këto zona të trurit gjatë një momenti të tillë. Duket sikur këto rajone bashkëpunojnë me njëri-tjetrin njësoj si disa kolegë që po zgjidhin një problem.
Është interesante se fenomeni bëhet më i shpeshtë me moshën. Studimet tregojnë se zonat e trurit që ndihmojnë në gjetjen e fjalëve të munguara atrofizohen ndërsa njeriu plaket. Kjo do të thotë që ato e humbasin eficiencën, njësoj si një bibliotekë e pastër dhe e rregullt të bëhet rrëmujë dhe librat të mos jenë më në vendin ku përkasin. Këtu gjetja e një “libri” bëhet shumë më e vështirë.
P.sh studimet tregojnë se të rriturit më në moshë, kanë një insul më pak aktive gjatë tentativës për të gjetur një fjalë. Ky aktivitet i pakësuar dëmton aftësinë për të mbledhur elementët fonologjikë të fjalëve, duke i bërë më të zakonshme momentet e “majës së gjuhës”. Sa më e prekur të bëhet insula me kalimin e moshës, aq më e vështirë është të rikuperoni fjalët.
Për më tepër, ka mënyra për të zbutur efektet e plakjes në rikthimin e fjalëve. Një strategji përfshin ndërtimin e asaj që shkencëtarët e quajnë rezervë njohëse – një faktor mbrojtës i përforcuar nga aktivitetet intelektuale, fizike dhe sociale. Kjo rezervë ndihmon në optimizimin e shëndetit të trurit, duke e bërë më të lehtë gjetjen e fjalëve edhe kur plakemi.
Herën tjetër që një fjalë të jetë në majë të gjuhës, mbani mend se truri juaj po punon shumë duke u përpjekur ta rikthejë atë. Informacioni i pjesshëm – si tinguj të caktuar ose fjalë të lidhura – mund të shfaqen fillimisht, duke ju inkurajuar të vazhdoni të kërkoni. Nëse fjala nuk ju vjen menjëherë, bëni një pushim dhe provoni përsëri më vonë me një mendje të qartë. Këto momente janë një dëshmi e kompleksitetit të trurit dhe efikasitetit të jashtëzakonshëm.
Burimi: TheConversation, Përshtati: Gazeta ‘Si’
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.