Shendet

Çfarë ndodh në tru kur jeni agresiv ndaj partnerit?

Pse njerëzit lëndojnë ata që pre supozohet se i duan?Kjo pyetje i ka shtyrë shkencëtarët të hetojnë dhe të zbulojnë shumë aspekte psikologjikë dhe socialë të agresionit ndaj partnerit. Megjithatë, kuptimi i shkaqeve neuro-biologjike, pra çfarë ndodh në tru, ka mbetur gjithmonë i paplotë.
Një studim i ri, i botuar në revistën “Biological Psychology” dhe i udhëhequr nga studiuesit e Universitetit të Commonwealth të Virxhinias, përdori rezonancën magnetike për të ekzaminuar aktivitetin e trurit të 51 çifteve teksa përjetonin agresion në kohë reale.
U zbulua se ky moment u shoqërua me një aktivitet jonormal në korteksin medial paraballor të trurit (MPFC), i cili, midis shumë funksioneve, ka edhe atë të promovimit të perceptimit të vlerës që kanë njerëzit për ne.
“Ne e kuptojmë se agresioni ndaj partnerit ka një nënshkrim unik në tru. Ka diçka të veçantë që ndodh në nivelin neuronal kur një individ vendos të dëmtojë gjysmën tjetër; një proces që ndryshon ndjeshëm nga zemërimi kundër miqve ose të huajve,” tha David Chester, autori kryesor dhe profesori në Departamentin e Psikologjisë të Kolegjit të Shkencave Humane dhe Shkencave, Britani.
Ekipi ishte në gjendje të vëzhgonte aktivitetin e trurit të çifteve gjatë momenteve të agresionit duke u kërkuar pjesëmarrësve të luanin një lojë kompjuterike kundër tre personave: partnerit, një shoku të ngushtë dhe një të huaji. Në të vërtetë ata nuk e dinin se po luanin kundër kompjuterit. Detyra e pjesëmarrësve ishte të shtypnin një buton më shpejt se kundërshtarët e tyre. Humbësi, u tha atyre, do të ndëshkohej me një zhurmë të keqe në kufje. Studiuesit matën agresionin duke u ofruar pjesëmarrësve dhe kundërshtarëve të tyre imagjinar mundësinë për të zgjedhur volumin e atij shpërthimi zanor. Një vëllim më i lartë i zhurmës përfaqësonte më shumë agresion.
Prandaj, subjektet patën disa raste për të lënduar ose për të mos lënduar secilin nga këta tre persona, në të cilat ishte e mundur të shihej një ndryshim në aktivitetin e trurit të tyre bazuar në atë që ata kishin përballë. Më pas, përfundimet e studiuesve u shtrinë përtej laboratorit në botën reale. Në fakt, pjesëmarrësve iu kërkua të plotësonin një pyetësor të vlefshëm duke i pyetur nëse kishin kryer akte dhune ndaj partnerit përpara anketës. Shkencëtarët zbuluan se aktiviteti i “korteksit të hapur medial paraballor” në tru shoqërohej me disa akte të vërteta dhune kundër partnerëve.
Ekipi hetoi gjithashtu se si aktiviteti nervor i burrave dhe grave ndikoi në agresionin e njëri-tjetrit, duke arritur në përfundimin se agresioni femëror do të parashikohej nga reagimi i trurit të partnerit të tyre. Burrat mendonin paraprakisht se gruaja e tyre do t’i provokonte për një zënkë.
Sipas studiuesve, këto gjetje të marra së bashku ofrojnë njohuri të reja në rajonet e trurit. Kështu ekspertët mund të ndërtojnë objektiva për të reduktuar agresionin.
Burimi:Il Giornale/Përshtati:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë