Ngjarje

Ç’na solli Covid-19? Kequshqyerje, pak lek e shumë nervozizëm

Një anket e publikuar së fundmi ka treguar se Covid-19 ka pasur një ndikim shumë të madh. Të dhënat kanë treguar se pjesa më e madhe e të anketuarve kanë pasur mungesa në produktet ushqimore dhe ato higjenosanitare, për shkak të pamundësie financiare.
Anketa është kryer nga organizata e fëmijëve “Save the Children” dhe MEDPAK (Mbrojtje e Personave me Aftësi të Kufizuara), gjatë muajit Prill për të parë ndikimin e Covid-19 në sfera të ndryshme të shoqërisë dhe pjesëmarrësit janë nga komunitete të ndyshme. Në anketë kanë marrë pjesë 923 persona, të cilët ishin prindër, mësues dhe fëmijë.

Një ndër gjetjet kryesore në këtë anketë është se, rreth 35 % e tyre nuk kanë mundësi të sigurojnë ushqimet bazë e si pasojë pjesa më e madhe e tyre janë shprehur se Covid-19 ka ndikuar në kequshqyerje, ndërsa 50 % e kanë parë si problem mbylljen e shkollavë për fëmijët.
Përsa i përket fëmijëve, gjysma e të anketuarve kanë deklaruar se prindërit e tyre mërziten dhe nervozohen shpejt, ndërsa më të rriturit janë shprehur se kanë mundësi të kufizura për të punuar dhe janë të shqetësuar për të ardhmen.

https://www.facebook.com/savethechildrenal/videos/270967654336742/

Anketa gjithashtu ka përfshirë edhe komunitetin Rom, i cili mbetet një ndër komunitetet më të varfra në Shqipëri.
Të dhënat kanë treguar se 75% e prindërve romë nuk kanë të ardhura mjaftueshme për të siguruar nevojat bazë, për fëmijët e tyre dhe pajisjet mbrojtëse.
Ndërsa për sa i përket qasjes së mësimit online, pothuajse të gjithë prindërit romë, rreth 95%, kanë kërkuar qasje në internët që fëmijët të ndjekin mësimet online. Këtë fakt e kanë konfirmuar edhe mësuesit, të cilët kanë pohuar që fëmijët romë nuk i ndjekin mësimet online, ose i ndjekin në mënyrë të parregull.
Edhe fëmijët me Aftësi të Kufizuara janë të ndikuar nga Covid-19. Kanë qenë mësuesit që kanë treguar se fëmijët AK nuk i ndjekin rregullisht mësimet, rreth 55 përqind nga numri total. Në total rreth 75 fëmijë me aftësi të kufizuara, kanë mungesë celulari dhe kjo ka sjellë deficit në informimin e tyre.
Të dhënat për qasjen në arsimin cilësor kanë treguar se 68% mësues janë përballur me cilësi të dobët interneti. Perpos mësuesve edhe fëmiëjt kanë hasur vështirësi në përdorimin e teknologjisë, rreth 41% e numrit total. Ndër të dhënat ekspertët e anketës kanë shqyrtuar se 62% e të anketuarve pohojne se mungesa e mjeteve didatike për të zhvilluar aktivitete edukative dhe krijuese ka ndikuar negativisht në performancën e fëmijëve në procesin mësimor. E ndër më të rëndësishmët gati gjysma e mësuesvje, rreth 49% kanë cilësuar se përdorimi i platformave ka kufizuar aftësinë e mësuesve për të monitoruar nga afër dhe vlerësuar perforancën e fëmijëve.

Ky material nuk lejohet të kopjohet, apo riprodhohet pa miratimin e Gazetës “Si”. Ai është pronë intelektuale e gazetasi.al dhe si i tillë mbrohet nga ligji


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë