Ne rrjet

Çfarë masash do të marrë Shqipëria për ngrohjen globale?

Bota po përtejon nivelin më të lartë të ngrohjes globale. Moti ekstrem është duke thyer rekordet e mëparshme të temperaturave përgjatë hemisferës veriore dhe ka bërë që çdo gjë nga mbulohet dhe dëbora në Afrikën e Jugut. Shira të fuqishëm kanë përmbytur Japoninë, ndërkohë që një valë e madhe të nxehti ka kapluar Amerikën e Veriut, Europën dhe për pasojë edhe Shqipërinë. Në vitin 2015, 195 shtete nënshkruan në Paris një marrëveshje për të mbajtur ngrohjen globale nën dy gradë celcius. Nëse po përjetojmë ndikime të tilla të rrezikshme në kohën kur ngrohja globale është një gradë celsius, çfarë do të ndodhë kur të shkojë në dy grade?

Sipas ekspertëve të Bashkimit Europian, një rritje e tillë e temperaturave mund të vërë në rrezik të gjithë shkëmbinjtë koralorë, miliona specie dhe më shumë se një miliard njerëz. Një nivel i tillë i ngrohjes globale do të rriste thatësirën, ​​mungesën e ujit dhe stuhive. Ajo do të shkatërronte të korrat dhe biodiversitetin, do t’i jepte një “dorë ndihmë” sëmundjeve si malaria dhe të rriste nivelin e detit deri në 10 cm. Kjo do t’i kushtonte kontinentit europian në veçanti dhjetëra trilionë dollarë në dëm. Nën këto kushte, Bashkimi Europian ka deklaruar se është i gatshëm të bëjë gjithçka që mundet për të shmangur këtë shkatërrim dhe për t’u siguruar që temperaturat mos të rriten përtej objektivit të 1.5 gradë celsius. Komisioni Evropian është duke punuar për një strategji afatgjatë të frenimit të ndryshimeve klimaterike, e cila mund të miratohet në nëntor.

Sipas raporteve ne qarqet e brendshme të BE-së, të gjjitha vendet anëtare dhe kandidate do të duhet të çojnë në zero emetimet e karbonit deri në vitin 2040. Kryebashkiakët e dhjetë qyteteve të mëdha evropiane, duke përfshirë Parisin, Londrën, Milanon dhe Barcelonën, kanë bërë tanimë thirrje që BE-ja të çojë në zero emetimet e karbonit deri në 2050, në përputhje me Marrëveshjen e Parisit. Kjo do të thotë që edhe vendi ynë do të duhet t’i përmbahet kësaj strategjie dhe të gjithave masave strikte që do të miratohen nga BE-ja nëse dëshiron të anëtarësohet sa më shpejt në unionin europian.

Çfarë masash ka marrë Shqipëria?

Ndryshimet klimaterike godasin si shtetet te pasura ashtu dhe të varfrat, por pasojat me shkatërruese do te jenë për shtetet si Shqipëria, të cilat nuk kanë mundësi t’i përballojnë. Vendi ynë ka hartuar një program të detajuar për mbrojtjen nga ndryshimet klimatërike në vitin 2017. Përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit thonë se paketa ligjore do të mbushë boshllëku që ekziston në politikat klimaterike dhe se gjithashtu të sigurojë cilësinë e ajrit, në përputhje me rregullat e vendosura ngaa Marrëveshja e Parisit. Specialistët konfirmuan vitin e kaluar se përveç reduktimit të gazrave serrë, kuadri i ri ligjor do të përqëndrohet gjithashtu në ruajtjen e mjedisit.

Shqipëria ka ratifikuar Marrëveshjen e Parisit në qershor të vitit 2016. Ligji i ri përcakton qartë detyrat institucionale për zbatimin e angazhimeve ndërkombëtare, që do të merren në nivel kombëtar.Sipas ligjit, të gjitha projektet që do të zhvillohen në sektorin e bujqësisë, duhet të marrin në konsideratë të gjitha ndryshimet e pritshme klimatike. Ndërkohë, institucionet përgjegjëse duhet të marrin masat e nevojshme me qëllim që të përfshijnë masat për zbutjen e ndryshimeve klimatike në politikat e tyre. Në vendin tonë ndotja e ambientit ka ardhur kryesisht nga termocentralet që punonin me qymur, një pjesë e mirë e të cilave janë mbylllur. Ndotje të madhe të ambientin, sidomos në qytete të mëdha siç është Tirana sjellin makinat që punojnë me nafte dhe gaz, të cilat qarkullojnë shpesh pa pajisjeje mbrojtëse për djegjen e gazrave. Një pasojat më të dukshme të ndryshimeve klimaterike në Shqipëri është fakti po nga viti në vit deti po gllabëronn gjithnjë e më shumë hektarë tokë dhe temperaturat përvëluese që thyejnë rekordet e mëparshme pothuajse çdo verë.

Çfarë masash do të imponojë BE-ja?

Strategjia e Komisioni Evropian për klimën, thotë se BE-ja duhet të frenojë lëndët djegëse fosile dhe se i gjithë kontinenti do të shkojë drejt përdorimit të energjisë së ripërtëritshme sa më shpejtë të jetë e mundur. Ulja në zero e emetimeve të karbonit është parë nga shumë eskpertë si një alternativë sa e guximshme aq edhe e paimagjinueshme, por Komisioni ka deklaruar se teknologjitë që do ta bëjnë të mundur këtë process janë pjesërisht të gatshme dhe të përballueshme. Sipas strategjisë së BE-së, të gjitha vendet anëtare dhe të gjithë sektorët ekonomikë duhet të luajnë rolin e tyre , duke filluar nga bujqësia tek industria, transporti dhe ndërtimi.

Nga ana tjetër, BE-ja planifikon gjithashtu të ulë emetimet e dioksidit të karbonit nëpërmjet restaurimit të pyjeve dhe ekosistemeve të tjera të pasura me karbon. Hapi i parë që do të duhet të zbatohet nga të gjitha vendet e BE-së do të ishte ndalimi i djegies së pemëve dhe bimëve për energji, të cilat rritin gjithashtu emetimet në krahasim me lëndët djegëse fosile. 14 shtetet anëtare të BE-së kanë bërë thirrje deri me tani për frenimin e ndryshimeve klimatike në përputhje me Marrëveshjen e Parisit. Sipas ekspertëve, Komisioni Europian ka një mundësi të artë për të ndërtuar një strategji që do të ndryshojë të gjithë qasjen e vendeve anëtarë ndaj ndryshimeve klimaterike. Nëse ai e shfrytëzon këtë shans dhe harton një plan afatgjatë për t’i çuar sa më shpejt emisionet në zero, BE do të jetë në gjendje të qendrojë me kokën e lartë, ndërkohë që inkurajon fuqitë e tjera botërore, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të bëjnë të njëjtën gjë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë