Kryeministri i Polonisë i ka shkruar kompanisë transmetuese Netflix duke këmbëngulur për ndryshime në “Doil Next Door”, një dokumentar për kampet naziste. Mateusz Morawiecki tha se një hartë e treguar në dokumentar, tregon kampet brenda kufijve të Polonisë së ditëve të sotme. Sipa tij kjo e bën Poloninë përgjegjëse për kampet e vdekjeve, kur në të vërtetë vendi ishte po ashtu i pushtuar nga Gjermania në Luftën e dytë Botëore. Gjermania naziste pushtoi Poloninë në 1939, e cila shënoi fillimin e luftës. Gjermanët ndërtuan kampe përqendrimi përfshirë në Aushvic, duke vrarë miliona njerëz, shumica prej tyre hebrenj.
Netflix u shpjegua se ishte në dijeni të shqetësimeve në lidhje me dokumentarin.
Z. Morawiecki tha në letrën e tij drejtuar Reed Hastings, drejtorit të përgjithshëm të Netflix, se ishte e rëndësishme të nderoni kujtimet dhe të vërtetën në lidhje me Luftën e Dytë Botërore dhe Holokaustin.
Ai akuzoi Netflix se kishte pasqyruar vepra jashtëzakonisht të pasakta për rishkrimin e historisë. Kryeministri i bashkëngjiti letrës edhe një hartë të Europës në fund të vitit 1942, si dhe një rrëfim nga Witold Pilecki, i vili ishte futur vullnetarisht në Aushvix ( njëri nga kampet) dhe shkroi për përvojat e tij atje kur u arratis.
"Unë besoj se ky gabim i tmerrshëm është bërë pa dashje," shtoi z. Morawiecki.
Vitin e kaluar, Polonia hartoi ligje që kriminalizojnë gjuhën që nënkupton përgjegjësinë polake për mizoritë e kryera nga Gjermania naziste. Sidoqoftë, një protestë ndërkombëtare e nxiti qeverinë të hiqte dënimin me burgim tre vjet. Më shumë se pesë milion polakë u vranë gjatë Luftës së Dytë Botërore, ku tre milion ishin hebrenj. Historia në tregon se në vitin 1941, fshatarët polakë që anonin në Jedwabne, duke u nxitur nga nazistët, futën në një hambar rreth 300 hebrenj dhe i dogjën të gjallë. /BBC/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.