Ne rrjet

Çfarë ka ndodhur me liderin e Hamasit? Nga sëmundja e supozuar, deri te vrasja e tij nga Izraeli (të gjitha hipotezat)

Shërbimi i sigurisë së brendshme, Shin Bet, mohon lajmin për vdekjen e liderit të Hamasit, Yahya Sinwar. Ndërsa ushtria izraelite as e konfirmon dhe as nuk e mohon. Të tjerë flasin për hetime që duhen verifikuar

Gazeta Si – Kontakti midis Yahya Sinwar dhe “botës lart” është bërë më i rrallë në dy javët e fundit. Një heshtje që ka shtyrë disa media izraelite të hedhin hipotezën se ai ka humbur jetën nën bombat e IDF-së.

Burimet zyrtare janë shumë të kujdesshme, shërbimi i brendshëm i sigurisë, Shin Bet e mohon, ndërsa IDF (ushtria izraelite), as e konfirmon dhe as nuk e mohon, të tjerë flasin për hetime për ta verifikuar.

Dhe kështu mbetet një pëshpërimë, informacion ndoshta si pjesë e luftës psikologjike të kryer kundër Hamasit bashkë me atë realen. Historia e një dueli rifilloi pas sulmit të 7 tetorit.

Tetor

Izraelitët krijojnë njësinë e forcave të përbashkëta speciale “Nili” të ngarkuar me gjetjen dhe eliminimin e udhëheqësve të armikut.

Njësia ka liri dhe mundësi të përdorë çdo mjet, nga helmi te raketat, ka fonde për të korruptuar në një “treg” ku është gjithmonë dikush gati për të shitur.

Ndërkohë që ka një shpërblim prej 400 mijë dollarësh kush informon për kapjen e liderit të Hamasit, 300 mijë për vëllain e tij, Mohammed, një figurë kyçe në Brigadat Al Qassam.

Inteligjenca është e vetëdijshme se do të jetë një mision i vështirë, kundërshtari është përgatitur prej kohësh, edhe psikologjikisht pas vitesh burg.

Nëntor

Një grua e mbajtur peng nga Hamasi, thotë pas çlirimit se ajo e pa Sinëarin në një tunel, ai kishte ardhur për të kontrolluar kushtet e të burgosurve.

Njoftimi i vërtetë dhe i vetëm i një dëshmitari të drejtpërdrejtë (me kusht që të mos zbulohen të tjerë). Një shfaqje para se ushtria të investojë lagjet me tanke dhe buldozerë.

Dhjetor

Izraelitët kryejnë disa operacione në Khan Younis, ato janë ndërhyrje të shkaktuara nga raportet që besohet të jenë të sakta.

Informatorët sugjeruan se palestinezi ishte larguar prej kohësh nga zona qendrore për t’u fshehur ku kishte lindur.

Bastisjet, megjithatë, janë të pasuksesshme, ndërsa gazeta “Wall Street Journal” shkruan se Mossad është autorizuar të godasë objektiva edhe jashtë vendit.

Janar

SHBA, së bashku me britanikët, kanë vendosur dronë dhe avionë zbulimi dhe kanë në terren një grup pune për të mbledhur të dhëna për pengjet dhe zyrtarët më të rëndësishëm.

Lëvizje teknike me rëndësi politike: Shtëpia e Bardhë shpreson (ose pretendon se shpreson) se Netanjahu do të ngadalësojë sulmet, duke reduktuar kështu viktimat civile.

Shkurt

IDF publikon një video, që daton në 10 tetor. Ajo tregon Sinëar, gruan dhe fëmijët e tij në një tunel. Me ta, ndodhet edhe Muhamedi. Pastaj  Sinwar shfaqet sërish vetëm një sekondë ende nën tokë në një galeri të mobiluar, mes tufave të parave. Janë “copa” historie, gjurmë sado të ftohta në krahasim me të tjerat.

“Ai ka gjithmonë avantazhin e shfaqjes një muaj para publikimit të imazheve”, do të pranojnë amerikanët. Disa javë më vonë, u përhap lajmi për sëmundjen e supozuar të Yahya-s.

Dhe menjëherë më pas rikthehen thashethemet – ndoshta u përhapën me mjeshtëri – për një arratisje jashtë vendit, ndoshta për trajtim.

Janë lajme që nuk cenojnë imazhin mes ndjekësve. Në realitet ai vazhdon të qeverisë nga një qendër komandimi/kontrolli (“dhoma 6”), duke u diktuar udhëzime drejtuesve të diasporës.

Ata do të duhet të veprojnë si zëdhënës në kontaktet diplomatike, një rol publik që nuk i mbron ata nga hakmarrja e shtetit hebre. Si eliminimi i Saleh al Arourit më 2 janar në Bejrut.

Mars

Kuadrot e Hamasit dhe Xhihadit janë “kositur” nga dhjetëra sulme izraelite, numri dy i Brigadave Al Qassam, Marwan Issa, vdes.

Ndërkohë, inxhinierët e ushtrisë bëjnë gjithçka për të nxjerrë jashtë funksionit tunelet dhe për të nisur planin “Atlantis”, pra përmbytje nga uji i detit. Më vonë u zbulua se as kjo kundërmasë nuk funksionoi.

Maj

“007”-at sqarojnë: i arratisuri është ende në Khan Younis dhe jo në Rafah. Amerikanët bëjnë të ditur përmes pakujdesisë se i kanë ofruar Tel Avivit ndihmë të re me kusht që të heqë dorë nga një ofensivë masive në sektorin jugor.

Qershor/Korrik

Sipas gazetave arabe, vetëm dy ose tre persona e dinë se ku fshihet Sinwar, ata pretendojnë se ai do të përdorte korrierët, të cilëve u beson përmes shënimeve në letra dhe në disa raste do të përdorte një linjë telefonike të mbrojtur, një rrjet i ripunuar në vitin 2009.

Këto janë rregulla të dukshme mbijetese, e kundërta do të ishte e çuditshme. Ndoshta mban doreza për të mos “lënë” ADN-në në letër.

Gusht

Lëvizjet e liderit – thonë ata – do të ishin zvogëluar pasi çekiçi izraelit e kishte në shënjestër. Në pak javë, figura të rëndësishme u vranë, duke përfshirë Rafah Salamah dhe Ruhi Mushtaha, një toger që ndau paraburgimin në shtetin hebre me Yahya-n dhe u lirua në vitin 2011 në këmbim të ushtarit Shalit.

Fati i Mohammed Deif është i pasigurt, i konsideruar i vrarë në një sulm, ndërsa Hamasi e mohon atë. Gjatë negociatave për armëpushimin doli një tezë: Sinwar kërkoi garanci, ndër kushtet ishte ajo e mos eliminimit të tij.

Një ish-oficer i lartë i Shin Bet, megjithatë, ofroi një interpretim tjetër: udhëheqësi do të kalonte vetëm 24-36 orë në një tunel, pasi sistemet moderne të zbulimit mund ta zbulonin atë.

Dhe gazetari Yossi Melman, një specialist i madh, shkruan se në të paktën pesë raste, IDF kishte informacione të sakta për strehën, por ata nuk ishin në gjendje të mbyllnin kontrollin.

Shtator

Në datën 3, SHBA-ja akuzon Sinwar dhe 4 liderë të tjerë, një veprim simbolik. Rreth datës 12 shtator, ndërmjetësit pretenduan se kishin vështirësi të “bisedonin” me Sinwar, i fshehur në tunele.

Por në datën 16 ai rishfaqet me një mesazh për rebelët jemenas, Houthis, ku i uron ata për një sulm me raketa kundër Izraelit.

Pastaj sërish ngadalësim dhe mungesë kontakti i lidhjeve me jashtë. Me dy skenarë. I pari lë dyshime për vrasjen e tij, por për momentin nuk ka asnjë konfirmim.

I dyti lidhet me rregullat e mbijetesës. Pas goditjes së dyfishtë të Mossad-it kundër Hezbollahut, ai u izolua edhe më shumë, duke kufizuar kontaktet.

Ekspertët përsërisin se ai është më pak arrogant se liderët e tjerë, ai i ka studiuar mirë izraelitët në një nivel taktik dhe “mendor”.

Super i dyshimtë për gjithçka dhe për të gjithë. Sinwar është i vetëdijshëm se “agjentët” mund të arrijnë tek ai duke ndjekur “gjurmët” e ndonjë bashkëpunëtori të ngushtë; kështu, qëndron i kujdesshëm.

Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë