“Të pasmet e zyrës” janë shqetësimi i fundit viral në TiktOK.
Termi ka nxitur diskutime midis të rinjve në rrjet që spekulojnë se të qëndrosh ulur në zyrë, të ndikon negativisht në forcë dhe në pamje.
Alexandra, postoi një video në TikTok që mori 7 mln shikime ku thoshte: ”Sapo zbulova ‘të pasmet e zyrës’, tani do të punoj duke qëndruar në këmbë”.
@briasopena We will not fall victim 😂 #officechairbutt #officehumor #fyppp ♬ Oh my God. – Quinny👍
Por a është ky shqetësim real?
Në vetvete, termi nuk ka asnjë kuptim mjekësor, por ulja për një kohë të gjatë patjetër e ndikojnë formën e të pasmeve.
“Të ulesh për orë të tëra, ditë, javë, vite, në karrige, sicc bëjnë shumica prej nesh, ne neglizhojmë muskujt e vitheve, që njihen si ‘glutes’ dhe ato mund të humbasin masën dhe formën e tyre”, shpjegon Andreë Bach, specialist i fizikut.
Kur trupi qëndron ulur, muskujt, përfshirë glutes, por edhe shpatullat, brinjët dhe kofshët, janë në gjumë. Me kalimi e kohës, kjo i bën ato të dobësohen. Muskujt e pafuqishëm mund të infiltrohen nga pjesa dhjamore dhe i bën ato më pak elastike.
Ulja për njëkohë të gjatë i bën muskujt të ndryshojnë dhe pamje. Njerëzit mund të vërejnë “të pasmet e zyrës” sidomos kur muskujt qendrorë të vitheve fillojnë të bien, pra ato do të kenë një pamje më të sheshtë dhe të butë.
Ulja mund të shkaktojë dhe shkurtim apo ngushtim të muskujve, thonë mjekët.
“Efekti është se trupi jonë predispozohet të marrë formën e karriges”, tha ai.
A ju dëmton qëndrimi ulur?
Të ulurit për një kohë të gjatë, fatmirësisht nuk i dëmton muskujt në mënyrë direkte, por me kohën mund të prodhojë probleme si ngërçi.
Teknikisht, nëse dikush qëndron ulur në të njëjtin pozicion për një kohë të gjatë, është e mundur që kockat e të pasmeve të tyre të ushtrojnë shumë presion në muskujt glutealë, por kjo ndodh rrallë.
Nëse dikush ka dhimbje nga ulja për një kohë të gjatë, ato mund të kenë çfarë njihet si “sindroma e të pasmeve të vdekura”.
Dhimbja e thellë në të pasme shkaktohet nga shiatiku ose dëmtimi i tendinave në një nga muskujt glutealë, por mund të lidhet dhe me ngrirjen e muskujve. Sindroma shkakton mpirje, pickime dhe dhimbje.
Gratë janë më të prirura për të krijuar “të pasme zyre” pasi punojnë më shumë nëpër zyra./Health.com
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.