Kanceri i gjirit karakterizohet nga formimi i një indi të përbërë nga qeliza që rriten anormalisht brenda gjëndrës së qumështit. Sipas vlerësimeve të fundit statistikore, rreth një në dhjetë gra preken gjatë jetës së tyre. Në fazën fillestare, neoplazma kufizohet në indin dhjamor. Më pas mund të përhapet në afërsi ose të shtrihet në indet themelore të murit të gjoksit. Në fund, faza 4 korrespondon me të ashtuquajturin kancer metastatik të gjirit: qelizat e kancerit tani kanë arritur organet e tjera, veçanërisht trurin, mëlçinë dhe mushkëritë.
Studiuesit e Universitetit të Commonwealth në Virginia, të udhëhequr nga profesor asistent në Departamentin e Patologjisë në Shkollën e Mjekësisë të Qendrës së Kancerit VCU Massey Paula Bos, kanë zbuluar një lloj të qelizave imune, të quajrura "Treg" ose qelizat T rregullatore, që vepron si një motor i rëndësishëm i zhvillimit të kancerit të gjirit. Në të njëjtën kohë, kjo lloj qelize parandalon akumulimin e një proteine specifike, gama e interferonit (IFN-g), e cila shkakton përgjigje antitumorale.
Studimi që u botua në revistën "Cell Reports" tregon se Treg përcaktohet si një klasë e veçantë e qelizave imune që zotëron aftësinë për të shtypur funksionin e qelizave të tjera të ngjashme. Ndërsa në shumë raste shërben për të mbrojtur trupin nga reagimi i tepërt i molekulave të caktuara brenda trupit, në rrethana të tjera ajo shtyp detyrën e sistemit imunitar për të sulmuar qelizat e kancerit.
Për këtë arsye, qelizat Treg janë me bollëk në tumore të ngurta, veçanërisht kanceri i gjirit dhe shoqërohen me gjendje më të këqija.
Siç është përmendur tashmë, qelizat Treg pengojnë prodhimin e interferonit gama (IFN-g) nga limfocitet CD4 T, një lloj i qelizave të bardha të gjakut, duke stimuluar më tej përparimin e sëmundjes. Gama e interferonit ka veti të fuqishme antikancerogjene, përfshirë aktivizimin e makrofagëve, të cilat janë qeliza të afta të parandalojnë rritjen e kancerit. Pas studimit të modeleve të kancerit të gjirit në të cilat qelizat Treg ishin shkatërruar, Paula Bos zbuloi një prani të shtuar të IFN-g dhe riprogramimin funksional të makrofagëve në qelizat luftuese të kancerit.
Sipas studiueseve, këto rezultate konfirmojnë potencialin e terapive të transferimit adoptues përmes përdorimit të makrofagëve të programuar me proteinën IFN-g, për të trajtuar në mënyrë efektive kancerin e gjirit. Transferimi përfshin transferimin e qelizave të jashtme në një pacient për të përmirësuar funksionin imunitar ose përgjigjen.
"Puna jonë tregon mundësinë që qelizat e bardha të gjakut mund të nxirren nga pacientët me kancer, të riprogramohen jashtë trupit të tyre përmes një ekspozimi të shkurtër ndaj proteinës IFN-g dhe të rivendosen në pacient, duke kontribuar në gjenerimin e përgjigjeve antikancerogjene," shpjegon Bros.
Burimi: Il Giornale/Përktheu: Gazeta "Si"
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.