Gazeta Si – Ministria ruse e Mbrojtjes, siç njofton agjencia e lajmeve “Interfax”, ka njoftuar se ka goditur vendin e dislokimit të mercenarëve të huaj në periferinë jugore të Sudzhas, në rajonin e Kurskut, me një raketë me kokë termobarike.
Por çfarë janë bombat termobarike? Dhe a lejohet përdorimi i tyre? Këto armë janë të përbëra nga lëndë shpërthyes pothuajse 100%, që thith oksigjen dhe janë dukshëm më të fuqishme – dhe shpërthimi i tyre zgjat më shumë – sesa eksplozivët konvencionalë me të njëjtën peshë. Le të shohim pse.
Koka termobarike është e përbërë nga gaz i ndezshëm dhe grimca metalike; kur shpërthen, substanca e parë përdor oksigjenin e pranishëm në ajër për të krijuar një lloj “reje” ose flluskë në një temperaturë shumë të lartë. Menjëherë më pas ka një shpërthim të ri.
Pasoja është – përveç temperaturave shumë të larta – lëshimi i një vale goditëse që është më e gjatë se ajo e armëve konvencionale. Ndikimi është shkatërrues: goditja nuk mund pengohet nga ndonjë mur, lënda është në gjendje të rrëshqasë në hapësira dhe në çdo mjedis.
Kjo armë përdoret për të goditur kufijtë e një ndërtese, por edhe ambiente të fshehura brenda bunkerëve apo shpellave. Trupat asgjësohen. Ndikimi është luftarak, por edhe psikologjik. Zakonisht raketat lëshohen nga mjete të gjurmuara që mund të lëshojnë dhjetëra “copa”.
Efektet e tyre janë parë edhe në të kaluarën gjatë operacioneve të kryera nga rusët në Siri, Afganistan dhe Çeçeni.
Armët termobarike nuk janë të paligjshme, por përdorimi i tyre i nënshtrohet rregullave shumë strikte. Ato nuk mund të përdoren kundër objektivave ushtarake nëse kjo:
– vë në rrezik popullsinë civile;
– shkakton “dëm ose shkatërrim të tepërt në krahasim me avantazhin ushtarak që rezulton”;
– shkakton “vuajtje të panevojshme”.
Është i paligjshëm, natyrisht, përdorimi i këtij lloji të armatimit kundër popullatës civile.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




