Të gjithë i kemi dëgjuar tregimet për gratë shtatzënë që dëshirojnë të hanë edhe akullore edhe turshi në të njëjtën kohë, apo për herët kur kanë dërguar burrin të shkojë t’u blejë ushqim në orën 1 të natës, e shumë histori të tjera si këto.
Shpesh spekulohet se dëshirat gjatë shtatzënisë plotësojnë ndonjë nevojë ushqyese të gruas ose fetusit dhe ka diçka tërheqëse për idenë se ato pasqyrojnë një realitet themelor biologjik. Në fund të fundit, është një pjesë konfuze e një procesi që është i vështirë për t’u shpjeguar. Nëse u hidhni një vështrim hulumtimeve shkencore mbi këtë temë, dalin shumë gjëra të ndërlikuara. Sipas studimeve dëshirat e shtatzënisë nuk përjetohen domosdoshmërish në të gjithë vendet.
Kjo nuk do të thotë që gratë që kanë dëshira po kërkojnë ushqime apo dicka tjetër vetëm se këto dëshira mund të nxiten nga diçka tjetër përveç nevojës biokimike.
“Duke parë faktin pse gratë shtatzënë dëshirojnë ushqime në përgjithësi mund të vënë në fokus disa prej këtyre informacioneve,” tregon Julia Hormes, një pedagoge e psikologjisë në Universitetin Shtetëror të Neë York, Albany, e cila ka studiuar dëshirat e grave shtatzënë në shumë ambiente të ndryshme.
Ekspertët shpjegojnë se dëshira e madhe për të ngrënë një biskotë me gjalpë, një çokollatë, ose gjëra të skuqura mund të vijë si një mendim i thjeshtë dhe më pas të rritet pak nga pak e të baht fiksim sa që është e vështirë t’i rezistosh.

“Unë jetoj në një kulturë që nuk më kanë mësuar të konsumoj shumë çokollatë. Më të vërtet mua më pëlqen por nuk jam e fiksuar për të konsumuar patjetër çokollatë,” thotë Hormes
Sipas psikologes është një çështje që mund ta kontrollosh me mendje. Për më tepër, gratë mund të kufizojnë ushqime të caktuara kur janë shtatzënë, ose duke synuar një dietë më të shëndetshme dhe duke ndjekur rekomandimet e mjekëve.
Shtatzënia shpesh përdoret si një pretekst, për të konsumuar diçka që dëshironi, por kjo nuk varet me organizmin kur jeni shtatzënë, por me dëshirat tuaja që keni pasur gjatë gjithë kohës, thjesht kur jeni shtatzënë ju përkëdhelin më shumë.
Sipas psikologes Hormes, ju mund të shpërqendroni nepsin tuaj duke parë një emision në televizion ose duke kryer një aktivitet fizik. Ajo tregon se ka pasur studime që tregojnë se kur njerëzit kanë dashur të kontrollojnë urinë e tepruar e kanë kontrolluar më së miri, përfshirë këtu gratë shtatzënë.
Kur bëhet fjalë për dëshirat e shtatzënisë, kjo vijon dhe në një faktor kulturor pasi kjo çështje trajtohet si një mbështetje për ata që e rrethojnë një grua shtatzënë, pasi në të vërtetë ushqimi që kërkohet në orën 1 të natës kërkon angazhim nga personi që ke në krah.
Burimi:BBC. Përktheu: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



