Një trend viral në TikTok më ka bërë të përjetoj shumë ankth. Sa herë që një partnere shtatzënë vendos fshehurazi kamerën e telefonit për të kapur momentin kur do t’i tregojë partnerit se pa një zog, unë mbaj frymën në pritje të së vërtetës. Sepse reagimi ndaj këtij komenti të thjeshtë, i njohur si “teoria e zogut”, është bërë një test i fshehtë për vëmendjen e partnerit dhe shëndetin e marrëdhënies.
Teoria e zogut, e formuluar fillimisht nga psikologu John Gottman në vitet 1990, thotë se mënyra se si një partner reagon ndaj përpjekjeve të vogla për t’u lidhur si p.sh. ndarja e një vëzhgimi të thjeshtë tregon shumë për besimin dhe komunikimin brenda çiftit. Këto komente të vogla quhen “përpjekje për lidhje.” Ato janë mundësi që çiftet të vëzhgojnë gjërat e vogla që i bëjnë të lumtur njëri-tjetrin dhe të japin mirënjohje dhe vlerësim. Dhe nuk është thjesht një trend viral: studimet tregojnë se çiftet që qëndrojnë të martuar pas gjashtë vitesh përgjigjen pozitivisht ndaj përpjekjeve të partnerit 86% të kohës, ndërsa ata që ndahen përgjigjen vetëm 33% të kohës.
Në rastin e teorisë së zogut, nëse partneri injoron komentimin për zogun ose e trajton si një shaka të panevojshme, mund të jetë shenjë e problemeve më të thella në komunikim. Ky fenomen është bërë mjaft popullor në rrjetet sociale, ku përdoruesit vëzhgojnë çiftet dhe shpesh hedhin komente si “lëre menjëherë!!!” vetëm pas njohjes për pak sekonda.
Pra, a është e drejtë të trajtojmë teorinë e zogut si një test të pakundërshtueshëm të marrëdhënies dhe të reagojmë kaq fuqishëm ndaj videove të veçanta të çifteve që “dështojnë”? Po dhe jo, thotë Audra Nuru, eksperte e komunikimit ndërpersonal dhe familjar. “Asnjë moment i humbur nuk do të thotë se një marrëdhënie është e dënuar. Shëndeti i një marrëdhënie nuk matet nga kalimi ose dështimi i një testi viral. Ai ndërtohet përmes vëmendjes së përsëritur dhe të përgjegjshme. Asnjë marrëdhënie nuk i arrin të gjitha momentet e ‘zogut’”, thotë ajo.
Nëse partneri yt injoron komentin tënd për zogun, mendohu nëse ishte një moment shpërqendrim apo një model i përsëritur. Studiuesit paralajmërojnë se sinjale të kuqe janë kur përgjigjja është armiqësore. “Kur përpjekjet e vogla për lidhje përballen me sarkazëm ose kritika të ashpra, nuk është një zakon i pafajshëm. Është një shenjë se diçka më e thellë ka nevojë për kujdes,” thotë Audra.
Momenti i madh i zogut mund të jetë një mundësi për reflektim dhe rritje brenda marrëdhënies. Por a ia vlen ta postosh? Duke qenë se ky test është intim, shpërndarja publike nuk është gjithmonë në interesin e marrëdhënies. “Sigurohu që të dy partnerët të jenë dakord për postimin; përndryshe mund të ndihet si shkelje besimi,” këshillon psikologia Kimberly Leonte.
Disa herë, postimi mund të jetë i dobishëm. Shikimi i videos së të tjerëve mund t’u ndihmojë njerëzve të kuptojnë se meritojnë një partner që i përgjigjet përpjekjeve të tyre për lidhje.
Merrni seriozisht teorinë e zogut – tregon se vëmendja ndaj gjërave të vogla ka rëndësi në marrëdhënie. Por mos e lejoni që të ju stresojë. Nëse vendosni ta ndani, bëjeni me kujdes dhe mos e surprizoni partnerin me një postim që ekspozon marrëdhënien tuaj. Këto video janë me të vërtetë magjepsëse!
Shkruar nga Annabel Iwegbue, redaktore në Cosmopolitan
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



