Keshilla

Çfarë është mikro-tradhëtia?

Keni dëgjuar për “mikro-tradhëtinë”? Shenjat e vogla që mund të konsiderohen tradhëti, janë tashmë një temë e rëndësishme në rrjetet sociale. Edhe pse tingëllon e lodhshme, kjo temë na ndihmon të flasim për gjërat që na shqetësojnë dhe s’i flasim dot në një lidhje.

Çfarë është mikro-tradhëtia dhe a duhet të jeni vigjilentë?

Nuk ka një definicion fiks për mikro-tradhëtinë, por studiuesja e lidhjeve Melanie Schilling, që e përmendi e para termin, e përshkruan si një “seri lëvizjesh të vogla që tregojnë se një person është fokusuar emocionalisht dhe fizikisht në një tjetër person”. Ajo përmendi disa shembuj digjitalë si miqësia me dikë në rrjetet sociale, komente në foto, dërgimi i mesazheve etj.

Që atëherë, njerëzit e kanë lidhur termin me lloj-lloj sjelljesh të papëlqyeshme të partnerit që nga bisedat flirtuese me kolegët, intimitetin fizik me shoqërinë dhe takime të fshehta. Duhet të theksojmë se kufijtë për ne të gjithë nuk janë të njëjta, prandaj dhe definicioni i “mikro-tradhtisë” do të ndryshojë.

“Shembujt e mikro-tradhëtisë varet nga ‘rregullat’ që keni vendosur me partnerin tuaj”, thotë Abby Medcalf, një psikologe klinike. Ndoshta nuk iu prish punë që partneri juaj shikon porno, por do ju shqetësonte nëse do të ishte ndjekës i ndonjë vajze në aplikacionin “Onlyfans”.

A është kaq e keqe mikro-tradhëtia?

Jo të gjithë bien dakord për çfarë është gabim apo jo, por duhet t’i kushtosh vëmendje gjërave që ti tenton t’i fshehësh ose tenton t’i justifikosh.

“Nëse nuk të pëlqen ideja se partneri mund të kuptojë apo të marrë vesh se çfarë ti po bën, atëherë është një ‘flamur i kuq’”, thotë Medcalf.

Po ashtu duhet të kuptosh efektin e këtyre veprimeve tek partneri jot. Tradhëtitë e mëdha nisin nga gjërat e vogla.

Po nëse dikush po “mikro-tradhëton?”

Nëse partneri jot po bën diçka që duket si mikro-tradhëti duhet ta hapësh këtë temë me respekt dhe kuriozitet. Sigurisht nëse do të ruash marrëdhënien, sepse mundesh të kërkosh edhe ndarjen. Ndonjëherë, vetëm se diçka nuk iu pëlqen ju, nuk do të thotë që është e gabuar.

Gjatë komunikimit me partnerin për lëvizjet e dyshimta, kushtojini vëmendje edhe mënyrës si ai përgjigjet apo sa i vlerëson ndjesitë tua, kjo është më e rëdësishme se mikro-tradhetia./SELF


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë