Kur shfaqen simptomat e menopauzës, disa gra ia dalin më së miri ndërsa të tjera jo, duke përjetuar simptoma aspak të lehta.
Një mënyrë për të kaluar sa më lehtë periudhën e menopauzës është dieta ushqimore, të konsumuarit ushqimet e duhura.
Jo vetëm që lloji i ushqimit që hani mund të ndikojë në intensitetin e simptomave por gjithashtu mund të vonojë fillimin e menopauzës, në disa raste me vite.
Kjo është vërtetuar nga një studim i fundit, ku është marrë në analizë edhe një studim i vitit 2018. Gratë që hanin 90 gram peshk (salmon ose troftë) në ditë u zbulua se kalonin në menopauzë gati tre vite e gjysmë më vonë se mesatarja.
Ato që hanin thjerrëza, qiqra dhe fasule kishin vonesa me rreth një vit, raportoi Journal of Epidemiology and Community Health.
Ndërkohë, gratë që hanë ushqime si makarona dhe orizi kaluan në menopauzë mesatarisht një vit e gjysmë më parë.
Ekspertët thonë se gratë duhet të fillojnë një dietë që ndihmon në simptomat e menopauzës që në moshën 40 vjeçare.
Në këtë moshë është më e rëndësishme se kurrë që të mbushni dietën tuaj me ushqime bimore dhe peshk me vaj si dhe kufizoni ushqimet e përpunuara, të cilat studimet gjithnjë e më shumë sugjerojnë se mund të dëmtojnë organizmin.
Përveç peshkut, nëse jeni pas menopauzës, hani shumë ushqime të tjera të pasura me antioksidantë, si bajame, arra, manaferrat, spinaqi, çaji, çokollata e zezë, kafe dhe në mënyrë të moderuar verë të kuqe.
Përveç shtimit të këtyre ushqimeve në dietën tuaj, shikoni nivelin e sheqerit në gjak.
Gratë pas menopauzës kanë më shumë gjasa të kenë nivele më të larta të sheqerit në gjak dhe insulinës pasi kanë ngrënë sesa gratë para menopauzës, sipas një studimi të botuar në Lancet vitin e kaluar.
Kur konsumoni produkte me sheqer, konsumojini me proteina.
Kur hani fruta, hajini ato me kos.
Filloni ditën tuaj me një mëngjes të mbushur me produkte bio që do t’i mbajnë nivelet e sheqerit në gjak të qëndrueshme gjatë gjithë mëngjesit.
Disa nga produktet që këshillohen janë: Vaj ulliri, qepa, specat, domatet, fasulet, kosi dhe bukë integrale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



