Në vitin 2009, Scott Folk trajtoi dy pacientë në Misurin perëndimor, të cilët ishin sëmurë pasi u pickuan nga rriqrat.
Shumica e sëmundjeve të transmetuara nga rriqrat, nga sëmundja Lyme deri te ethet me njolla në Malin Rocky, ndajnë simptoma të ngjashme me gripin
Pacientët në Misuri përjetuan, ethe dhe dhimbje koke, shpjegoi Folk në një intervistë.
Mjeku mendoi se ata kishin “ehrlichiosis”, një infeksion bakterial që përhapet nga rriqrat. Por pacientët nuk u përmirësuan pas marrjes së antibiotikëve.
Por testi laboratorik zbuloi se ata kishin një infeksion viral të pa identifikuar më parë.
Virusi i ri u emërua “Heartland”, sipas Qendrës Mjekësore Rajonale Heartland, ku u diagnostikuan pacientët.
Nuk dihet shumë për virusin në krahasim me sëmundjet e tjera që transmetohen nga rriqrat , por shkencëtarët po punojnë për të mësuar më shumë.
“Ky nuk është një patogjen që do të pushtojë botën, kështu që nuk ka asnjë arsye për panik në këtë pikë,” tha Gonzalo Vazquez-Prokopec, një profesor në Universitetin Emory.
“Ne si shkencëtarë po përpiqemi të bëjmë atë që nuk mund ta bënim me COVID. Duhet të gjejmë të dhëna përpara se të kthehet në problem”,shpjegon Prokopec.
Simptomat përfshijnë ethe dhe dhimbje të muskujve
Pacientët e parë me virusin Heartland të identifikuar në Misuri u shtruan në spital me ethe, diarre, dhimbje muskujsh dhe numër të ulët të qelizave të bardha të gjakut dhe trombociteve.
Simptoma të tjera të sëmundjes së virusit Heartland përfshijnë lodhjen, uljen e oreksit, dhimbje koke dhe vjellje, sipas CDC.
Për shkak se sëmundja shfaqet në mënyrë të ngjashme me shumë sëmundje të shkaktuara nga rriqrat dhe infeksione të tjera virale, mënyra e vetme për ta diagnostikuar atë është me anë të një testi.
Ekspertët e sëmundjeve infektive thanë se barra aktuale e sëmundjes ka të ngjarë shumë më e lartë se numri zyrtar i CDC-së prej 50.
“Pavarësisht nga kërcënimi që paraqet virusi Heartland, njerëzit duhet të marrin masa paraprake për të shmangur rriqrat”,thonë më tej ekspertët.
Burimi: Insider/ Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje