Futboll

Çfarë duhet të dini për raundin e 6-të në Europa League

Nga Gazeta Si – “Rivalët skocezë Rangers dhe Celtic kanë ndeshje të mëdha përpara, ndërsa dy gjigantë evropianë kërkojnë dëshpërimisht një fitore në raundin e 6-të të fazës së Ligës në “UEFA Europa League”.

Po i afrohemi fazës vendimtare të sezonit 2025/26 dhe në lojë ka ende shumë në 3 raundet e fundit.

  • Ndeshjet kryesore

Midtjylland vs Genk
“Midtjylland ka humbur vetëm 1 nga 13 ndeshjet e fundit në fazën e grupeve/fazën e ligës së Europa League në shtëpi (6 fitore, 6 barazime).”

Ferencváros vs Rangers
“Keane luajti dy herë për Celtic në derbin “Old Firm” kundër Rangers gjatë karrierës së tij si lojtar, duke fituar një ndeshje dhe humbur tjetrën.”

Celtic vs Roma
“Pavarësisht historive të tyre të në Evropë, kjo do të jetë hera e parë që Celtic dhe Roma takohen në një ndeshje zyrtare.”

FCSB vs Feyenoord
“Feyenoord ka humbur 7 nga 9 ndeshjet e fundit në kompeticionet e UEFA-s (2 fitore).”

  • Statistika të tjera

– Lyon dhe Aston Villa bashkëkryesojnë me Midtjylland (12 pikë). Francezët presin Go Ahead Eagles në raundin e 6. Ndërsa anglezët udhëtojnë drejt Basel.

– Nice mbetet e vetmja skuadër pa asnjë pikë, dhe ata do të provojnë të nisin grumbullimin e pikëve në shtëpi kundër Braga-s, që ndodhet në vendin e 7 me 10 pikë.

– Mesfushori ofensiv i Ludogorets, Petar Stanić, është pretendenti kryesor në garën për golashënuesin më të mirë pasi shënoi një tregolësh në fitoren 3-2 ndaj Celta-s në raundin e 5 të. Ai synon të shënojë sërish teksa skuadra e tij pret PAOK-un.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë