Motosport

Çfarë duhet të dini për ‘Mexico City Grand Prix’

Nga Gazeta Si – Formula 1 mbërriti në “Autodromo Hermanos Rodriguez” për rnd e 20 në kalendar, “Mexico City Grand Prix”.
Provat e Lira 1 dhe 2 u zhvilluan të premten. Provat e Lira 3 dhe Provat Zyrtare do të zhvillohen sot ndërsa vetë “Grand Prix”, nesër.

Statistika vitale
I pari “Grand Prix” – 1963
Gjatësia e pistës – 4.304km
Xhiro më e shpejtë – 1’17”774, Valtteri Bottas, Mercedes, 2021
Më shumë “pole position” – Jim Clark (4)
Më shumë fitore – Max Verstappen (5)
Distanca deri në kthesën e parë – 830m
Parakalime të kompletuara në 2024 – 91
Probabiliteti për “Safety Car” – 43%*
Probabiliteti për “Virtual Safety Car” – 71%*
Koha në “Pit stop” – 21.9 sekonda
Kuriozitet – Meksika ka lënë pas Italinë si gara më e shpejtë. Në vitin 2016, Valtteri Bottas vendosi shpejtësinë më të lartë në historinë e F1 (231.46 milje në orë) por telemetria e Williams tregoi se maksimumi i shpejtësisë së arritur ishte 231.96 milje në orë përpara frenimit në kthesën e parë.

*Nga 7 garat e fundit në Meksikë

Pesë “pole position” të fundit në “Mexican GP”
2024 – Carlos Sainz (Ferrari)
2023 – Charles Leclerc (Ferrari)
2022 – Max Verstappen (Red Bull)
2021 – Valtteri Bottas (Mercedes)
2019 – Charles Leclerc (Ferrari)*
*Max Verstappen vendosi kohën më të shpejtë në Provat Zyrtare por u penalizua me 3 vende për shkak se nuk uli shpejtësinë në regjimin e flamurit të verdhë.

Pesë fituesit e fundit në “Mexican GP”
2024 – Carlos Sainz (Ferrari)
2023 – Max Verstappen (Red Bull)
2022 – Max Verstappen (Red Bull)
2021 – Max Verstappen (Red Bull)
2019 – Lewis Hamilton (Mercedes)


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë