Motosport

Çfarë duhet të dini për ‘Las Vegas GP’ në F1

Nga Gazeta Si – Eshtë koha për Triple-tën që do të mbyllë vitin 2025 në Formula 1. “Las Vegas Grand Prix” është një garë që zhvillohet në mbrëmje me orën lokale.

Ndaj sesioni i parë dhe i dytë i Provave të Lira u zhvilluan mëngjesin e sotëm me orën evropiane.

Në “Las Vegas Strip Circuit” spikatën Charles Lecler në sesionin e parë dhe Lando Norris në të dytin.

Sesioni i 3 i Provave të Lira do të zhvillohet mëngjesin e të shtunës dhe Provat Zyrtare, vetëm 4 orë pas tij.

50 xhirot e “Grand Prix” do të startojnë në orën 05:00 të së dielës.

  • Statistika vitale
    I pari “Grand Prix” – 2023
    Gjatësia e pistës – 6.201 km
    Xhiro rekord – 1’34”876, Lando Norris, McLaren, 2024
    Më shumë “pole positions” – Charles Leclerc dhe George Russell (1)
    Më shumë fitore – Max Verstappen dhe George Russell (1)
    Distanca deri në kthesën e parë – 150 metra
    Probabiliteti për “Safety Car” – 50%
    Probabiliteti për “Virtual Safety Car” – 50%
    Koha e humbur në “pit stop” – 20 sekonda (përfshi ndalimin 2.5”)

Kuriozitet – F1 zhvilloi 2 garat e para në Las Vegas në fillimin e viteve ’80 nën emërtimin “Caesars Palace Grand Prix”

  • Pole position në Las Vegas
    2024 – George Russell (Mercedes)
    2023 – Charles Leclerc (Ferrari)
  • Fitues në Las Vegas GP
    2024 – George Russell (Mercedes)
    2023 – Max Verstappen (Red Bull)

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë