Motosport

Çfarë duhet të dini për F1 në Austin

Nga Gazeta Si – Formula 1 mbërrin këtë fundjavë në “Circuit of The Americas” në Austin për raundin e 19 në “United States Grand Prix”.

Sesioni i parë i Provave të Lira dhe Provat Zyrtare të Sprint-it, zhvillohen sot. Nesër zhvillohet Gara Sprint dhe Provat Zyrtare përpara Garës që zhvillohet të dielën.

Statistika vitale

  • Gara e parë – 1959 (Sebring)
  • Gjatësia e pistës – 5.513km
  • Rekordi i xhiros – 1’ 36”169, Charles Leclerc, Ferrari, 2019
  • Më shumë “pole positions” – Michael Schumacher dhe Lewis Hamilton (4)
  • Më shumë fitore – Lewis Hamilton (6)
  • Distanca deri në kthesën e parë – 250 metra
  • Parakalimet e kompletuara në vitin 2024 – 91
  • Probabiliteti për “Safety Car” – 29%
  • Probabiliteti për “Virtual Safety Car” – 29%
  • Koha e humbur në “Pit stop” – 20.6 sekonda

Kuriozitet – Në vitin 2022, Austin vendosi një rekord në Formula 1 me 440.000 shikues gjatë 3 ditëve

Të dhënat teknikë për garën e F1 në Austin

Pesë “pole position” të fundit në Austin

  • 2024 – Lando Norris (McLaren)
  • 2023 – Charles Leclerc (Ferrari)
  • 2022 – Carlos Sainz (Ferrari)
  • 2021 – Max Verstappen (Red Bull)
  • 2019 – Valtteri Bottas (Mercedes)

Pesë fituesit e fundit në Austin

  • 2024 – Charles Leclerc (Ferrari)
  • 2023 – Max Verstappen (Red Bull)
  • 2022 – Max Verstappen (Red Bull)
  • 2021 – Max Verstappen (Red Bull)
  • 2019 – Valtteri Bottas (Mercedes)

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë