Motosport

Çfarë duhet të dini për “2025 Singapore Grand Prix” në F1

Nga Gazeta Si – Formula 1 këtë fundjavë është në pistën spektakolare të “Marina Bay Street Circuit”, ku do të zhvillohet Gara e Singaporit, e 18-ta në kalendarin e Botërorit.

Sesioni i parë dhe i dytë i Provave të Lira u zhvilluan të Premten. Sesioni i tretw i tyre dhe Provat Zyrtare do të zhvillohen sot, ndërsa “Çmimi i Madh i Singaporit” do të zhvillohet nesër.

Një pistë ikonë, Garë nën dritat e prozhektorëve dhe një atmosferë unike që gjithmonë ka prodhuar surpriza.

Statistika vitale
• Gara e parë – 2008
• Distanca e pistës – 4.940km
• Rekordi i pistës – 1’34”486, Daniel Ricciardo, RB, 2024
• Më shumë “pole positions” – Sebastian Vettel dhe Lewis Hamilton (4)
• Më shumë fitore – Sebastian Vettel (5)
• Distanca deri në kthesën e pare – 178 metra
• Parakalime të kompletuara në 2024 – 62
• Probabiliteti për “Safety Car” – 83%*
• Probabiliteti për “Virtual Safety Car” – 33%*
• Koha e humbur në pit stop – 29.1”
• Kuriozitet – Për shkak të ngarkesave fizike të cirkuitit, pilotët mund të humbasin deri në 3kg peshë trupore në Singapor.
*Nga 6 garat e fundit në Singapor

Të dhënat teknike për Singaporin

Pesë “pole position” të fundit në “Singapore GP”
2024 – Lando Norris (McLaren)
2023 – Carlos Sainz (Ferrari)
2022 – Charles Leclerc (Ferrari)
2019 – Charles Leclerc (Ferrari)
2018 – Lewis Hamilton (Mercedes)

Pesë fituesit e fundit në “Singapore GP”
2024 – Lando Norris (McLaren)
2023 – Carlos Sainz (Ferrari)
2022 – Sergio Perez (Red Bull)
2019 – Sebastian Vettel (Ferrari)
2018 – Lewis Hamilton (Mercedes)


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë