Kur ju kap paniku dhe ankthi gjatë momenteve të lëkundjeve, duhet të keni parasysh disa këshilla sipas faqes së Emergjencave Civile.
Nëse gjendeni në një vend të mbyllur shkoni menjëherë poshtë traut të banesës, në kasën e dyerve ose pranë një muri mbajtës
Duhet të kini kujdes nga gjërat që mund t’ju godasin si xhama ,mobilie etj
Kini kujdes në përdorimin e shkallëve. Shpesh herë janë pak rezistente dhe mund të dëmtohen
Është mirë të shmangni përdorimin e ashensorit. Mund të bllokohet ose të jetë dëmtuar
Kini kujdes nga pasoja të tjera nga tërmeti, si shembjet e urave, rrëshqitjet dhe rrjedhjet e gazit
Nëse jeni në ambient të hapur largohuni nga ndërtesat e larta, pemët, shtyllat elektrike pasi mund të goditeni nga materiale të ndryshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.