Gjatë stinës së verës kur temperaturat janë më të larta, njerëzit janë më të plogësht. Nutricionistja Diola Dosti tregon për Gazeta “Si” se çfarë duhet të konsumojmë që të jemi energjik edhe në verë e njëkohësisht të forcojmë edhe imunitetin.
-Çfarë ushqimesh duhet të shmangim tashmë që kemi temperatura të larta?
Normalisht gjatë stinës së verës është mirë të qëndrojmë larg ushqimeve me bazë shtazore siç janë lloje të ndryshme të mishrave dhe lloje të ndryshme të bulmetit si gjiza, qumështi djathi, tek kosi do e kisha lejuar përdorim e tij sepse ka përmbajtje të pro biotikëve dhe do të ishte mirë gjatë stinës së verës. Megjithatë produktet e tjera shtazorë është mirë që të heqim dorë sidomos për shkak të kontaminimit me baktere të ndryshme siç janë salmonela edhe listeria. Ndërsa në rastet kur konsumohen, sidomos produktet e qumështit është mirë që të ruhen gjithmonë në temperatura shumë të ulëta në frigorifer.
-Çfarë ushqimesh duhet të konsumoje për të pasur imunitet më të fortë gjatë periudhës së verës, ku dihet që temperaturat e larta na bëjnë më pak aktiv?
Normalisht natyra është shumë e zgjuar dhe na lejon të manovrojmë. Në këtë rast ne duhet të respektojmë natyrën dhe të konsumojmë të gjitha frutat dhe perimet që na jep stina. Pra gjatë sezonit të verës duhet të respektojmë stinën e verës. Kryesisht janë ushqime të pasura me ujë dhe elektrolite të cilët na japin elementët e mjaftueshme për të rritur sistemin imunitar dhe për të përballuar më lehtë rritjen e temperaturave. Në këtë është shumë e rëndësishme që të konsumojmë ujë por kjo varet edhe nga sasia e frutave që ne i konsumojmë brenda ditës sepse zakonisht individët që konsumojnë sasi të larta të frutave marrin një prezencë shumë të madhe të ujit sepse ato janë të pasura me ujë dhe jo domosdoshmërish duhet të konsumojnë 2- 3 litra ujë në ditë. Ndërsa në rastet kur nuk konsumohen shumë fruta sigurisht që rekomandohet shtimi i konsumit të ujit por në tinën e verës është mirë që të mos konsumohet uji në temperaturë ulët, pra uji të mos jetë shumë i ftohtë sepse uji në temperaturën e ambientit është ai që stimulon metabolizmin.
-Cilat janë ushqimet e konservuara duhet t’i shmangim patjetër gjatë verës?
Unë nuk jam pro ushqimeve të konservuara në asnjë stinë, sidomos kur bëhet fjalë për stinën e verës. Të gjitha llojet e ushqimeve të konservuara duke filluar që nga konservat e peshkut e deri tek supat e gatshme nuk jam pro përdorimit të tyre sidomos kur ka fëmijë me spektrin e autizmit sepse ushqimet e konservuara kanë përmbajtje të lartë të një kimikati i cili quhet Monosodium glutamat (MSG), që nuk ndihmon aspak tek këta persona megjithatë nuk jam pro e përdorimit të tyre as tek njerëzit e tjerë. Jam gjithmonë pro konsumit të ushqimeve të stinës.
–A ndikojnë temperaturat e larta më shumë tek personat që mbajnë dieta drastike se sa tek personat që hanë normalisht?
Sigurisht që personat që mbajnë dieta drastike nuk marrin mjaftueshëm vitamina, minerale dhe elektrolitet e duhura, pavarësisht kjo nga lloji i dietës, po kryesisht kur flasim për dieta drastike sepse nuk marrin të gjitha vlerat që duhet. Sidomos në stinën e verës në ndikimin e temperaturave të larta efekte negative do të kenë më shumë personat të cilët mbajnë dieta drastike. Nuk jam pro dietave drastike por një jete stili të shëndetshëm. Për ata persona që duan të humbasin peshë duhet të kenë parasysh disa këshilla kryesore si mëngjesin ta konsumojnë gjithmonë, zakonisht pas 1 orë pas momentit të zgjimit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



