Në vitin 1896, mjeku dhe farmacisti Sagen Ishizuka shpiku një filozofi japoneze të quajtur “shokuiku”. Rrjedh nga dy fjalë që do të thotë “ha” dhe “rritet”.
Shokuiku inkurajon prindërit dhe shkollat që t’u mësojnë fëmijëve se nga vjen ushqimi i tyre dhe si ndikon në mendjen dhe trupin tonë. Ky koncept ka qenë një pjesë integrale e kulturës japoneze dhe është një arsye e madhe pse Japonia është shtëpi e disa prej fëmijëve më të shëndetshëm në botë.
Sipas UNICEF-it, midis 41 vendeve të zhvilluara në Bashkimin Europian dhe OECD, Japonia është i vetmi vend ku më pak se një në pesë fëmijë janë mbipeshë.
Çfarë bëjnë prindërit japonezë ndryshe për të rritur fëmijë të lumtur dhe të shëndetshëm?
1. E zbatojnë që herët shokuiku-n.
Mjekët japonezë shpesh inkurajojnë nënat që presin fëmijë, t’i përmbahen një stili të ekuilibruar ushqimi të quajtur “ichiju-sansai”. Kjo përmban një pjatë me oriz dhe supë, shoqëruar me dy perime për vitamina, minerale dhe fibra të mjaftueshme.
Ndërsa fëmijët rriten, ata fillojnë të mësojnë për zakonet e të ushqyerit të shëndetshëm. Në vitin 2005, qeveria miratoi Aktin Bazë për Shokuiku-n.
Parashkollorët mbledhin perimet që do të hanë për drekë ndërsa në shkolla fillore, fëmijët mësojnë se si mbillen perime dhe produkte të tjera.
2. Nxisin biseda për ushqimin gjatë vakteve
Mbi 95% e shkollave fillore dhe të mesme japoneze kanë një sistem të drekës në shkollë. Ushqimi planifikohet nga nutricionistët dhe fëmijët marrin pjesë aktive në procesin e servirjes së drekës.
Ndërsa shumë shkolla ofrojnë edhe dreka të bëra në shtëpi dhe para drekës, fëmijëve u kërkohet që të flasin për atë që kanë marrë me vete dhe të shkëmbejnë ushqime me njëri-tjetrin.
Kjo e bën drekën të këndshme dhe fëmijët ndihen të inkurajuar të provojnë ushqime të reja, apo edhe të shprehin mospëlqimin e disa ushqimeve, kur i gjejnë ato në kutitë e miqve të tyre.
3. Gatuajnë ushqime të pasura me lëndë ushqyese
Prindërit në Japoni nuk u prezantojnë fëmijëve ushqime të përpunuara.
Në shkolla nuk lejohen produkte si patatina apo biskota, ndërkohë që fëmijët prezantohen herët me vlerat ushqime që kanë produkte të ndryshme.
4. Prindërit u japin fëmijëve alternativa produktesh të shëndetshme
Prindërit nuk i kufizojnë fëmijët nga produkte si Coca-cola por mënyra se si ato veprojnë, i bën që fëmijëve t’u duken të pakëndshme produkte të tilla.
Që herët, prindërit i njohin fëmijët me lloje të ndryshme të çajit.
Është një zgjedhje popullore në mesin e japonezëve të të gjitha moshave dhe një alternativë e shkëlqyer.
Një mënyrë tjetër që prindërit e zbatojnë shokuiku në shtëpi është duke bërë smoothie me fruta të freskëta dhe kos me fëmijët. Flasin për mënyrën se si rritet fruti dhe nga vjen.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



