Trashëgimi

Çezma me kupolë, kroi i Selckës monument kulture i Lunxhërisë

“Çezma me kupolë” ose “Kroi i Selckës” ndodhet në fshatin Selckë dhe është monument kulture i kategorisë së parë.

Drejtoria rajonale e trashëgimisë kulturore sjell disa detaje në lidhje me këtë monument duke zgjuar interes të vizitorët që ndodhen në zonë.

Kroi me kupolë i Selckës ndodhet në qendër të fshatit Selckë. Ky fshat konsiderohet i fundit në radhën e fshatrave të Lunxhërisë. Ekspertët e monumenteve e konsiderojnë si monument unikal. Si për nga tipologjia, edhe nga teknika e realizimit. Ai daton i shekullit të XVIII. Kohë kur zona ishte nën administrimin e Ali Pashë Tepelenës.

Gryka e Selckës është shtegu i vetëm për të udhëtuar nga Lugina e Drinos në krahinat malore të Pogonit e Zagorisë.

Kroi është shpallur monument i kategorisë së parë. Fshati Selckë është pjesë e njësisë administrative Pogon të bashkisë Dropull. Historikisht njihet si fshati i Pandeli Sotirit, mësuesit të Shkollës së Parë Shqipe në Korçë.

Kroi ka një volum kubik transparent  me tre qemere anësore, i cili mbulohet me një kupolë sferike guri. Uji del në murin verior pas të cilit ndodhet rezervuari i grumbullimit të ujit nga burimi. Volumi që mbulon krojet (4,85 x 5 m) është punuar me mure me gurë gëlqeror pak a shumë të gdhendur.

Kroi ka afër tij dhe një bend për mbledhjen e ujit dhe më pas për t’u përdorur në vaditje

Kroi me kupolë është realizuar me material guri dhe lidhës llaç gëlqere por gjithashtu ka përdorimin e brezave të drurit të cilët vendosen në brendi të tij dhe lidhin faqen e jashtme me atë të brendshëm. (ATA)


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë