Gazeta Si – Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë më 16 shtator ankimin e biznesmenit Kastriot Ismailaj, i dënuar me 11 vite burg për “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “pastrim parash” për dosjen “CEZ-DIA”.
Në Kushtetuese Ismailaj, ish-administrator i DIA-s, kërkon shfuqizimin e dënimit me 11 vite burg të dhënë ndaj tij nga Gjykata e Tiranës në vitin 2017 për “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “pastrim të parave”, si edhe vendimarrjet e Apelit dhe Gjykatës së Lartë, që e lanë në fuqim.
Në të njëjtin ankim, Ismailaj kërkon nga Kushtetuesja shfuqizimim e konfiskumit të gati 4.2 mln USD, 450 mijë euro dhe 12 mln lekë të sekuestruara pas nisjes së hetimit ndaj tij.
Në Kushtetuese çështja do të shqyrtohet mbi bazë dokumentesh.
Ismailaj u fajësua për përvetësimin e gati 5 milionë euro gjatë marrëveshjes CEZ-DIA për mbledhjen e borxheve të CEZ. Në shtator 2023 Ismailaj përfundoi dënimin dhe u lirua nga burgu.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



