Gazeta Si – Ish-deputeti i PS, Vladimir Kosta dëshmoi këtë të mërkurë në SPAK, ku është marrë në pyetje nga prokurorët e posaçëm.
Pas daljes nga ambientet e SPAK-ut, ish-ligjvënësi socialist refuzoi të tregonte për mediat mbi çështjen që u thirr në Prokurorinë e Posaçme. “Asgjë s’them gjë hiç, janë hetime sekrete”, deklaroi ai për gazetarët, pa dhënë detaje.
Por sipas burimeve paraprake, mësohet se Kosta u pyet nga prokurorët për hetimet që po kryhen ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgimin e Durrësit prej 10 shkurtit, i akuzuar për korrupsion, pastrim parash.
Kosta njihet gjithashtu dhe si pronar i “Sky Tower” në ish-Bllok, pallati ku ndodhen dhe zyrat e OJF-së “Harabel” të bashkëshortes së Veliajt, Ajola Xoxa.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)


