Politike

Çështja McGonigal, PD depoziton në Kuvend kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor

PD ka depozituar në Kuvend kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për lidhjet e zyrtarëve shqiptarë me ish-agjentin e FBI Charles McGonigal.

Në shkresën me mbi 35 firmat e nevojshme për ngritjen e Komisionit Hetimor kërkohet verifikimi i ligjshmërisë të veprimeve të zyrtarëve shqiptar në raport me ish-agjentin special të FBI-së.

PD kërkon hetim 6-mujor për këtë çështje në parlament, ndërsa sikurse ligji për komisionet hetimore e përcakton, kryetari i përket opozitës dhe në 11 anëtarë, 6 i përkasin mazhorancës.

Komisioni kërkohet që të ketë për objekt të veprimtarisë së tij vlerësimin e nevojës për marrjen e masave, përfshirë ndërhyrjet ligjore nëpërmjet miratimit, korrigjimit apo plotësimit të legjislacioni për garantimin e parimeve të ligjshmërisë, integritetit, korrektësisë dhe ndershmërisë në raportet e zyrtarëve shqiptar me zyrtarët e huaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë