Futboll

Çështja kalçopoli , Interi dhe Juventus përballen më 6 gusht

Beteja mes Juventusit dhe Interit vijon të jetë e fortë dhe  e ashpër edhe jashtë fushës së blertë. Çështja gjithmonë vijon të jetë Kalçopoli, me komisionerin, Guido Rosi që ka rihapur çështjen, pasi bardhezinjtë kanë vendosur ta avancojnë me procesin e apelimit. Vendimi është marrë dhe në 6 gusht do të rishqyrtohet çështja në Gjykatën Federale të Apelit.

Siç raporton gazeta italiane, “Corriere dello Sport” në 11 korrik Gjykata Kombëtare Federale i kërkoi Juventusit pezullimin e çështjes, pas vendimit të apelit që kishte ardhur më herët nga TAR. Por nga ana tjetër Gjykata Federale e Apelit e ka refuzuar këtë pezullim dhe e ka shpallur të papranueshme ankesën e Juventus, e cila më 6 gusht do të paraqesë të njëjtat kërkesa në Gjykatën Federale të Apelit.

Pra me këtë vendim rikthehet edhe një herë çështja në drejtësinë sportive, pasi Gjykata e Kasacionit kishte mbyllur procedurat. Juventus, nga ana tjetër, kishte paraqitur dy ankesa paralele kundër drejtësisë sportive: një në komitetin e garancive të “Coni” (Komiteti Olimpik Italian) dhe një tjetër në gjykatën federale kombëtare.

Komiteti i garancive në maj e kishte shpallur kërkesën e parë të papranueshme dhe Juventus doli më vonë e kundërshtoi këtë vendim para TAR. Më 11 korrik, në kohën e diskutimit të ankesës së dytë në Gjykatën Federale, avokati i Juventus Luigi Chiappero më pas kërkoi që aktgjykimi të pezullohej në pritje të vendimit nga TAR.

Sidoqoftë, avokati Giancarlo Viglione, i cili së bashku me Luigi Medugno përfaqëson FIGC, (Federatën Italiane të Futbollit) kundërshtoi, duke pretenduar se ishte vetë klubi Juventus që zgjodhi të kalonte nëpër dy kanale të ndryshme, dhe në çdo rast CONI e bëri të qartë se nuk kishte më dhomë për apel para drejtësisë sportive. Të njëjtën tezë u mbështetën nga avokatët e Interit.

Kështu që Juventus apeloi në Gjykatën Federale të Apelit, e cila do e marrë vendimin në 6 gusht.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë